-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çfarë është virusi ‘Nipah’ që po i mbytë njerëzit në Indi? Vdesin 40 deri 75 për qind të të infektuarve

Rekomandime

Një vdekje nga virusi Nipah është raportuar në Kerala të Indisë, për herë të parë pas tri viteve.

- Advertisement -

Vendi jugor i Indisë, Kerala, ka raportuar vdekjen e parë nga Nipah, pasi një djalosh 12 vjeçar ndërroi jetë nga infektimi me këtë sëmundje. Kjo ka ndodhur të dielën.

Së paku dy punonjës shëndetësorë po ashtu janë infektuar me këtë virus, bëjnë të ditur raportimet lokale nga Kerala.

Kjo është vdekja e parë që raportohet nga ky virus pas afër tri viteve, dhe ka alarmuar jashtëzakonisht shumë vendin, pasi atje po Iuftohet njëkohësisht edhe me Covid19.

- Advertisement -

Sëmundja zakonisht shkaktohet nga konsumimi i ushqimit të kontaminuar nga kafshët, më së shumti nga lakuriqët. Virusi bartë shkallë të lartë të rrezikut për vdekje, me përqindje prej 40% deri në 75%.

Burimi kryesor që përhap këtë virus, sipas institucioneve indiane, është fruti Rambutan, që konsumohet shumë nga banoret e Kerala. Tashmë janë duke u bërë analiza nëse virusi është bartur nga fruti, pasi lakuriqët kanë kontaminuar atë, shkruan ‘Hindustan Times’, përcjell Periskopi.

- Advertisement -

Institucionet në Indi kanë identifikuar 18 anëtarë të familjes së djaloshit që kanë pasur kontakt me të, si dhe 150 kontakte dytësore dhe të gjithë janë karantinuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e identifikon virusin Nipah si një virus që përhapet nga kafshët te njerëzit. Virusi transmetohet edhe përmes ushqimit të kontaminuar, por në disa raste është transmetuar edhe në raporte njeri-njeri.

Njësoj sikur me Covid19, disa të infektuar qëndrojnë asimptomatik, disa ndjejnë teIashe të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit