2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çka i ndodh organizmit kur hani shumë hudhër

Rekomandime

Hudhra është një nga antibiotikët natyralë më të fuqishëm që na ka dhuruar natyra.

- Advertisement -

Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.

Hudhra është e mirë kundër infeksioneve por edhe për uljen e tensionit të gjakut apo kolesterolit.

Sidoqoftë si në çdo rast tjetër edhe përdorimi i hudhrës kërkon maturi dhe ekuilibra.

- Advertisement -

Teprimi i konsumit të hudhrës mund të shkaktojë efekte të dëmshme në organizëm.

Çfarë ndodh në organizëm kur hani shumë hudhër

- Advertisement -

Nëse konsumohet pa kriter, hudhra mund të shkaktojë disa efekte anësore të dëmshme.

Rrezik gjakderdhjeje

Hudhra pengon shfaqjen e trombozës dhe ky është një lajm i mirë për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, nëse ju merrni hudhër ndërkohë që merrni ilaçe për hollimin e gjakut kjo mund të rrisë gjasat e një gjakderdhje të fortë.

Nga ana tjetër, ekspertët thonë se nëse duhet të kryeni një ndërhyrje kirurgjikale nuk duhet të konsumoni hudhër për të paktën një javë para shtrimit në spital.

Probleme në stomak

Nëse konsumoni sasi të mëdha të hudhrës do të vuani nga të përzierat, fryrjet, gazrat dhe probleme të tjera me tretjen.

Nëse keni një stomak të brishtë, kujdesuni që hudhrën ta shoqëroni gjithmonë me ushqime të tjera.

Efekte të tjera tnësore

Përpos të tjerave, hudhra shkakton erë të keqe të gojës dhe trupit.

Ajo nxit lodhjen, marramendjen, dhimbjet e kokës, uljen e sheqernave në gjak dhe mungesë oreksi.

Sasia e këshilluar e hudhrës për konsum ditor

Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit.

Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.

Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër./AgroWeb

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit