3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çka po ndodhë me regjionin: Serbia shqetësohet me armatimin e shqiptarëve!

Rekomandime

Deklarata e Vuçiq se “diçka e çuditshme po ndodhë, të gjithë po armatosen në regjion”, ekspertët vlerësojnë se pajisja dhe armatimi i kroatëve nxit dyshim, ndërsa blerja e armatimit nga ushtria e Republikës së Kosovës mund të jetë kërcënim për serbët e Kosovës, shkruan “Kurir”.

Ekspetëtë ushtarak tërheqin vërejtjen se pajisja me armatim i Forcave të Sigurisë së Kosovës përbën kërcënim për serbët që jetojnë në Kosovë por edhe në të gjithë Serbinë.

- Advertisement -

Kur flitet për Kroacinë ajo nuk përbën kërcënim por nxit dyshim se nuk është frymën e fqinjësisë së mirë.

Komentin se diçka e çuditshme po ndodhë, Vuçiq e bëri pas lajmit se Gjermania po armatos ushtrinë e Kosovës.

Raporti alarmues

- Advertisement -

“Shpresoj se partnerët tanë gjerman nuk do ta bëjnë këtë por ka indikacione së në të ardhmen të gjithë do armatosen në regjion me shpejtësi të pabesueshme”, tha Vuçiq.

Portali rus “Sputnjik” ka njoftuar se pushteti në Prishtinë me muaj po bisedon me shërbimet informuese gjermane për sigurimin e topave dhe sistemeve kundër-blinduese për ushtrinë e Kosovës, ndërsa Vuçiq tha se kishte kërkuar nga agjensionet e inteligjencës informatë rreth kësaj.

- Advertisement -

Sipas të dhënave të tyreSerbia po mbetet prapa Kroacisë në armatim , andaj do porosis nga industria vendore për “lazar“ dhe “milosh”.

Krijimi i ushtrisë së Kosovës

Organ Dragash drejtor i Institutit ndërkombëtar për siguri thotë se ka mundësi për dërgesa të armatimit gjerman që është shqetësuese jo vetëm nga rritja e rrezikut por edhe vetë krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Kjo është e papranueshme- shqetëson armatimi i FSK sepse përbën kërcënim për Serbinë dhe banorët serb në Kosovë. Sa i përket regjionit me përjashtim BiH vendet tjera janë në NATO dhe nuk ka kërcënim ndaj Serbisë”, tha Dragash.

Se Kosova nuk ka tl drejtë armatimi dhe ushtrie dhe se nuk do duhet të pajisej dhe as të i shiten armë, e thekson edhe profesori i Fakultetit të Sigurisë Zoran Dragishiç.

Kosova nuk ka drejtë të armatoset dhe të ketë ushtri, Kroacia natyrisht ka, investime në ushtri nxit dyshimin se kjo nuk është në harmoni me raporte fqinjësore.

Shqiptarët kanë paguar gjermanëve 170 milionë

Pushteti në Prishtinë me muaj po negocion për sistemet kundër-blinduese edhe topa për ushtrinë e Kosovës dhe në fokus janë armët altilerike për këmbësori, ndonëse ka një pjesë të mirë të armëve të tilla.

Sipas Sputnjik, shqiptarët kanë paguar deri tash 170 milionë për pajisje trajnuese, armë dhe për po biseojnë edhe për blerjen e armëve automatike G-36 (Hekler dhe Koh) dhe tankse “leopard 2”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit