4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Çun Lajçi: Eh more Isa Mustafa, u shërove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!

Rekomandime

Çun Lajçi ka reaguar pasi që LDK-ja u largua nga Qeveria e Kosovës.

Postimi i tij ne Facebook:

- Advertisement -

Të Albini si të Rrahmani Isë

As n’qeverinë e Rrahman Morinës nuk mendove për Kosovën, sepse s’u dinstancove, mbete lojal i Rrahmanit deri sa vdiq!Ke harrua?

Jo, s’harrojmë ne, t’cilve na thoshe se suprimimi i Autonomisë, s’asht e keqe?Ke harrua?

- Advertisement -

Edhe sot veprove njejt, i mbete lojal Agimit që ia mban strajcën Hashimit dhe u distancove nga të smurit me Koronavirus!

Nga populli u distancove, për nji ministër që e nënçmoi policinë e vet, tue kërkua që ushtria të dal nga kazermat!

- Advertisement -

Hej Kur ti po kërkoje gjendje t’jashtzakonshme, e prishe kualicionin, i le të smurit t’vdesin në infektive!A thua se do ta falin kur t’sherohen ?

Por s’ke faj ti! Kam faj unë që mbeta idhtar i LDK-së, i viteve t’arta 90-98 dhe i t’shejtit Rugova.Kanë faj mija votues që ta besuen votën!

Eh more Isa Mustafa. U sherove me paret e Kosovës n’Gjermani, dhe u ktheve me shtagë, e me shtagë i rrehe sonte mija votues!Kurrë s’kan me ta harrua!Po m’dhimset Vjosa e Lumniri, se ty t’asht regjë lëkura me hajni e mafi që nga fondi i 3% -tshit dhe nuk çkapësh nga Prontomafia jo!

Ku merzitësh ti sa do t’vdesim nesër ?Sa muaj do t’zgjas dhimbja?
Sa javë do t’kemi pare për bukë? Ti i ke hambaret e Terminaleve e nuk mërzitësh.

E ke Hashimin, bankën! Por, e mira asht se t’gjithë vdesim! Po t’gjithë! Zoti e shpetoftë Kosovën prej smundjës, e Ty e Hashimit mos iu çelt sabahi!

Prishtinë, 19.03.2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit