11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Çun Lajçi mbron kryeministrin “Çfarë m.. demokrati je ti kur ia more fytyrën Hashimit e Isës që e kanë nënshkrua asociacionin”

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka komentuar në mënyrë artistike zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai kësaj radhe është ndalur tek kritikat që iu bënë kryeministrit Albin Kurti pas përplasjes së tij me përfaqësuesin e lartë të Politikave të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

- Advertisement -

Lajçi në profilin e tij në Facebook ka se kryeministrit Kurti këta kritikues po i turren si mizat për t`ia nxjerr sytë, pas deklaratave se nuk duhet të ketë asociacion një-etnik.

“Albini pra, Albini! Se si turreci i fërkon duert e krahët i ngre përmbrapa. I turren si mizat e verdha me ia nxjerrë sytë. Ti na prishe edhe me Evropën!

Qyshë i thojshe Borelit nuk ka me pasë komuna nji etnie!?

- Advertisement -

Çfarë m.. demokrati je ti kur ia more fytyrën Hashimit e Isës që e kanë nënshkrua asociacionin!? Pse u palojshe mbas Fusnotës? A t’vinte marre prej Editës a? A e din ti se me çfar krenarie e pat vu at yll?!

Pse s’more shembull prej Ramushit, që betohej s’e nuk e ratifikoj Çakorrin, por si u ul n’fotele e vuni nënshkrimin!”shkruan Lajçi mes tjerash.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Po m’duket se dua me dhanë dorëheqje nga Turreci

Dhe, çohen dardanet nga shtratiet! Nuk e shikojnë orën, diellin e shikojnë. Janë pagan këta, rracë e vjetër! Nuk i harrojnë shenjat e t’parve! Kur s’ka diell presin mu çua mjegullat e këta mu çua nga shtratiet. Çohen pra, nuk thashë zgjohen nga gjumi! Gjumin e marrin me veti për çdo siguri!

Pa i la faqet e skllibat n’sy, dalin nga shtëpitë. E fusin cigarën n’buzë e tymnajë e bajnë rrugën deri të kafet. Duen me lanë erën e vet përmbrapa. Me ditë se kah shkoi filani e n’cilën kafe shkoi fisteku!

Si bletët, që dalin nga zgjoi tue zhurmue, dalin dardanët tue sha e tue ia shalua nanën njeni tjetrit!

Jo, se marrin malin si bletët, nuk shkojnë me kullotë, me i veshë kambët polen e me mbushë shtëpizën mjaltë. Ata turrën kafeve, se n’mal duhet me pre dru e s’kan si me përgojua njenin e tjetrin. Prej malit nuk e shohin as plehun e vet. E këta duen me pa plehun para derës se tjetrit e me folë e me qeshë e me pi kafe e me i thanë mikut mirëmjesi n’orën dymbëdhetë!

Këta dardanët e mi s’kan pleh! S’kan gjynahe! S’kan faje se flejnë deri n’orën dymbëdhetë!

Mbas dite shajnë, e me t’shame nuk shtohet kombi. As n’andrra nuk shlirohet atdheu. E këta n’gjumë grushtohen edhe me rusët, por kur zgjohen, krejt fajet e tyne i ka turreci!

Albini pra, Albini! Se si turreci i fërkon duert e krahët i ngre përmbrapa. I turren si mizat e verdha me ia nxjerrë sytë.

Ti na prishe edhe me Evropën!

Qyshë i thojshe Borelit nuk ka me pasë komuna nji etnie!?

Çfar m.. demokrati je ti kur ia more fytyrën Hashimit e Isës që e kanë nënshkrua asociacionin!? Pse u palojshe mbas Fusnotës? A t’vinte marre prej Editës a? A e din ti se me çfar krenarie e pat vu at yll?!

Pse s’more shembull prej Ramushit, që betohej s’e nuk e ratifikoj Çakorrin, por si u ul n’fotele e vuni nënshkrimin!

Këta dardanët e mi janë ba si mizat. Si t’i vjen era dikujt këta i turrën me ia nxjerrë sytë e nuk e pyesin pse u kalb e kush ia bani t’zezën. Jo, fajet e veta i mëshefin nën sqetulla, se kapuçat ua dogji lufta, e ma si kruejnë qelet po sqetullat. Ato i kanë fajet për gjynahet e tyne!

Po m’duket se dua me dhanë dorëheqje nga Turreci e Dardanët, se era pleh po u vjen n’tana anët!

9 dhetor 2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit