11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çun Lajçi me shkrim rrëqethës për vajzën: Pse u dashka me m’ardhë n’andërr Teki Dervishi e Adem Mikullovci, e jo ti?

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi me një shkrim prekës ka përkujtuar vajzën e tij, aktoren Bubulina Lajçi në 4 vjetorin e vdekjes.

Lajçi në një postim në Facebook, ka shpjeguar në mënyrë artistike ditën kur në Amerikë kishte marr lajmin për vdekjen e së bijës.

- Advertisement -

Ai shkruan se katër vjet pas vdekjes së Bubulinës, ka parë në ëndërr dramaturgun e shquar, Teki Dërvishin dhe aktorin Adem Mikullovci, që të dy tashmë të ndjerë.

Sipas Lajçit, në ëndërr ata i kanë treguar edhe për gjendjen e Bubulinës së botën tjetër.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Asaj qeë s’me kthehet ma

R.I.P

- Advertisement -

Pse qenka e thanune kjo ditë e dhimbjes me nxanë rrugëve me libra n’kurrizin e thyem?

Pse sot n’Shkup me “Ofshamë malli” si katër vite ma parë me “Përgjerim e fjalë” në Njujork?

Pse u dashka me ta kujtua ditën e ikjes larg katundit ku ti zune vend përgjithëmonë?

Pse unë përjetë rrugëve me vargje e pse ti përjetë e fjetun!

Sot n’Shkup e nesër n’Kërçovë e ti hijen time e pret të guri i ftoftë, si akulli n’Shpellën e Korbave, mbi Lugun e Zharit!

Athua qenka e shkrueme me vdekë rrugëve me libra malli mbi kurriz, si thastë e qymyrit n’kalin e Malsores tek Migjeni?

Si sot, para katër vitesh, ti i mbylle sytë e unë i lashë jetimë do libra përtej Oqeanit tue derdhë lot për ty. U ktheva i shkyem e i thyem me ta hudhë nji grusht dhe e dhe me pritë mu ba edhe vet!

Ike tash e katër vjet e katër vjet si murg t’rri të guri tue folë me shpirtin tand!

Kush e shkroi që unë me qenë rrugëve n’ditën tande t’ikjes?

Pse me m’thanë nisu kur u dashka me i thye rrugët e mu kthye!

Pse me zemër n’grusht e me lotin n’faqe me i këputë udhëtimet e me ardhë të varri yt, në ket nandor me diell të akullt, moj e mira ime që s’fole kurrë!

Dhe pse u dashka me m’ardhë n’andërr Teki Dervishi e Adem Mikullovci, e jo ti, për me ma kujtua ditën e vdekjes sate!

Ata m’treguen se ti paske ndërtua shtëpi dikund ndër Lugjet e Verdha, e Tekiu i tha Ademit, tash atje mund ta vemë n’skenë “Bregun e pikëllimit” se aktor kemi boll!

Ik i thash, shko n’Teqe se t’paska zanë rakia! Ne shfaqje bajmë këndej Drinit, jo andej ku t’marrin mjegullat, dervish!

Dhe qeshi Ademi me zanin e ngjizun e Tekiu e ndezi cigaren e s’foli ma. S’di a shkoi n’Teqe a erdhi të ti n’Lugjet e Verdha, por unë u zgjova n’Iliridë me çantën plot libra. Të Skenderbeu, n’fund t’çarshisë së vjetër u ula mes librash, si korb, tue folë me ty, n’përvjetorin e katërt t’ikjes!

Flijë bija ime, thashë si atë mëngjes kur mora rrugë për Njujork, veç mos harro me ardhë ndër andrra!

17 nandor 2017 – 17 nandor 2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit