1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çun Lajçi me thirrje: Këtë javë, mos e matni atdheun me kut, po me mendet e Edit, t’Albinit e t’Hashimit

Rekomandime

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka hedhur kritika ndaj klasës politike në Kosovë dhe Shëipëri.

Ai përdorë edhe fjalë të ashpra për ta, madje i ka quajtur “dreqër e budallica”.

- Advertisement -

Aktori ka kërkuar që këtë javë, qytetarët të “mos e matin atdheun me kut, por me mendët e Edi Ramës, Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit”, përcjell Kosvoa ime.

“Aman! Këtë javë, mos e matni atdheun me kut, po me mendet e Edit, t’Albinit e t’Hashimit, se java asht e shenjtë, e mos pahiri, po shenjtërohen këta dreqën, e shpëton atdheu prej tyne!”, ka shkruar Lajçi në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Dreqnit, n’lëkurën e njeriut, i ke Atdhe!

Duhet me dashtë vetën. Asht java e fundit e pastrimit!

- Advertisement -

Duajeni vetën për hirë t’vetës, se atdheun, mjerisht, keni fillua me matë me kutin e Edit, Albinit, Hashimit…!

Kam pritë t’përafroheni, e kapërcye i paskeni bjeshkët tue ikë nga njeni tjetri!

Brina s’paska djalli, siç thojshin librat e shenjtë!

Ai thojshin hyn në njeriun, por rrejtë paskan.

Njeriu paska hy n’lëkurën e tij!

Por, meqë s’rrihet bashkë me njeriun, ai doli nga lëkura me f’tyrë njeriu, e njeriu mbeti n’lëkurën e dreqit.

Tani s’po dihet, cili po na flet, e cili po na mat me kut!

Ai zgatavelli andej, gjuen gurë me i thye bjeshkët, nga frika se mos po i rrëxohen mbi krye!

Ky zgatavelli këndej, gjuen gurë përrojeve, nga frika se bahen det, e mbytet.

Kur i kishim logjet e bjeshkëve, i kishim Marash Lulat, Prek Calat, e Marash Ucat, s’kishim kryeministra e presidenta budallica, që për nji lugë mjalt, i lëpijnë buzët, e gjuha iu rrëshqet, e miletit ia ngatërrojnë pejt.

S’dihet a flasin a pëllasin, se turitë s’i nxjerrin prej strajcave me taxhi!

E prej tutës, futën n’lëkurën e dreqit, e ai ua then qafën kërshave, se nuk durohen!

Do analista telallxhijë, flasin e sillen si p…dha nëpër tirqi, tue i kërkua shkjekat me dalë, e kacavjerrën rroqeve!

Do gazetarë, bajnë punën e argatit e do këshilltarë, ende kujtojnë se s’ka mbarua lufta, e s’duen t’çkapen prej komandantave!

Atdhe!

Erdhi dita që njeriun mos me dashtë as dreqi!

Po, se s’dashka me bi n’arën e vet. Asht metilavë nga egjra!

U dashka pastrua e kullua n’ujin e 72 gurve.

N’sitë e n’shoshë u dashka kalua, kjo fara jote atdhe, e n’logjet e bjeshkëve, u dashka me hjedhë, me lopata druni!

Aman!

Këtë javë, mos e matni atdheun me kut, po me mendet e Edit, t’Albinit e t’Hashimit, se java asht e shenjtë, e mos pahiri, po shenjtërohen këta dreqën, e shpeton atdheu prej tyne!

Dardani, 20.05.2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit