7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çun Lajçi: Nëse shpëtoj nga Covidi, s’keni nevojë me ma zmadhu fotografinë e as mem ble lule

Rekomandime

Aktori kosovar Çun Lajçi ka reaguar pas vdekjeve që po shënohen në vend si pasojë e koronavirusit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse shpëton nga koronavirusi bëhet mirë sepse nuk kanë nevojë të ja rrisin fotografinë e as t’i blejnë lule.

“Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Nëse

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve.

- Advertisement -

– S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme!

Po

Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

Atje ka zogj e njerëz s’me duhen!

Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë!

Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!

Dardani, 28.03.2021

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit