0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Çun Lajçi reagon ashpër ndaj Haradinajt: Taksa tu paska dhimbs më shumë se Çakorri e Zhlebi, që u fal me votën tënde

Rekomandime

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ashpër ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë se pse është gëzuar për rrëzimin e qeverisë.

- Advertisement -

Ai i ka thënë se më shumë i qenka dhimbsur taksa, se sa Çakorri e Zhlebi, që është falur me votën e tij.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pa teklif dua me t’folë, edhe pse, keni me m’sha, e di!

Ramush
Po t’lypi t’falun, ty e idhëtarve tu ( e besa edhe mua që t’dua, ani se s’me besoni) që s’po i kqyri arat e mia, që m’janë mbushë therra, por, po t’përcjelli Ty, se çka po thua për Albinin, Isën e Taksën, e s’po mundem me i përbi fjalët pa kryp!

- Advertisement -

Po thua, jam gëzua që e rrëzova qeverinë, n’kohë murtaje! Për çfarë gëzimi e ke fjalën? Për çfarë burrnie?
Po thua, do t’me kishte n’krah Albini, sikur mos ta hiqte taksën!

E qyshë pra i shkove Isës, me ba qeverinë tjetër, atij që tha:O hiqe taksën, o të rrëxova!

- Advertisement -

– Ta dua t’kaluemen Ramush, trimninë e patriotizmin, por jo mos sinqeritetin. Se po del, që ty ma shumë t’u paska dhimtë nji taksë, për mallnat serbe, se sa Çakorri e Zhlebi, që u fal me votën tande!

– M’fal Ramush, kam shkrua mirë për ty, edhe poezi t’kam shkrua, edhe Luanit i kam recitua ”Pse hesht general i Dukagjinit”,(dhe kurrë s’i bie pishman) por, mbramë me Ymer Mushkolaj , e tregove etjen tande t’etshme për pushtet, pavarësisht taksave e trojeve!

Mos thuej ma “s’asht humbë Çakorri” O, harroje marrëveshtjen “n’akull” t’Thaçit me Vujanoviqin! E din edhe ti ma mirë se unë! Mos e mashtro popullin ma!

Ti mbajte ders, si duhet me qenë burri, por veprat po t’binë ndesh me punët!
Si ky dialog i imi n’odë, me Ty, Isën e Albinin.

Lexoje, e kqyre ku jeni!
*
Gjithë natën s’i ndalen fjalët, as kafet sade! Shoqi shojit s’ia shihnin fytyrat prej timit t’oxhakut e t’duhanit. As sofra s’ishte çua tan natën. Aty kishin mbetë tepsiat, me mish e pite!

I shoshiten mirë punët e burrnisë, tue i dredhë mustaqet, e tue i krua qelet prej djerësve. Djali, sa mujke me shti dru n’oxhak, e me u pjekë kafe. Nuk fliste!

Dikur, i hoqen edhe plisat. I vunë mbi gjuj, dhe ma s’e shiqojshin shoqi-shoqin n’sy, se edhe ashtu i kishin t’mjegulluem prej tymit e gjumit, por u flisnin plisave. Bile, shpesh edhe u mshojshin shuplakë:

-A t’thojsha, mos i lësho gjanë arave t’hueja? A t’thojsha, mos këndo si gjeli n’pleh, kah t’kalojsh kah oborri i huej?
Trimni mos shit, kur s’ka çka me pre xharrahi n’ty!

Granimin e kojshisë, mos e kqyr me sy t’keq, as mashkujt mos ia kesh!
Mos ia prish vetës punët me katundin, se s’t’vjen kush të vorri?
Nëse s’din çka asht mirë, bile t’keqës mos i thuej puna e mbarë?

Mos iu gëzo budallakisë së tjetrit, se nesër t’ban vaki ty, e duhesh me përbi!
Pazar me kapuçin e huej mos ban, as kuajt e huej mos i ladro, se ta thejnë qafën!
Pulave, merrjau vetë, por jo zanatin e çukatjes n’bagla!

Me nji fyt, s’përpihet dynjaja! As me nji plumb s’vriten dushmanat!
Tokën e babës thure, e mos t’dhimbset jeta me ruejt prej thive t’egër, se ta lavrojnë!
Ku i gjenë burrat e mirë me t’pajtua, ata që e kanë vra s’parit kajtjen, e mandej e kanë marrë gurin n’krah? Vorret s’flasin, por as burrat e ndershëm s’heshtin!
Mos paç çka me thanë, kape shtagën e ruej megjat, se s’vritet vllau, për lopën e tij që t’ka hi n’livadh!
Kadal bre burr, se asht i ri, s’e din djali rendin burrnisë!
I tha plaku tjetër!
Kur t’i dalin mustaqet, e merr vesh, se duhet me i la ma shpesh, për mos me iu flliqë prej qyrrave!
Dhe e këputën muhabetin, se duhani n’kutia u sosë!
-Po i shtrijmë kambët, se gjujtë na u paskan lodhë, tha i zoti i konakut, e djali i shtroi postajat.
Dita kishte fillua m’u zbardhë, e plaku i shtëpisë, për sherr u afrua n’dritare, me kqyrë fushën. I pa lopët e kojshisë n’terfojë e ta prishi krejt zemrën: Ah nanës tande t’ia bafsha kështu e ashtu, bre qen bir qeni!
Çohu, u bërtiti djalit, t’i kapim sakicat se s’durohet!
Djali i tha: Prit babë, deri t’vjen qaj plaku që e mësonte t’birin mbramë, e t’na kallxon çka me ba!
P.S
Edhe ti tash, prite ket Ramushin që po flet mirë, me i kallxua Albinit, sa shtëpia ka këshilltari i tij n’Marigonë, veç, mbasi t’i keshë kallxua ti, për shtëpiat tua, e për Marigonën që asht e këshilltarit tand!

Dardani, 31.03.2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit