3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq: Kur të vijë ambasadori britanik do t’ia qesim përpara flamurin e Republikës Srpska

Rekomandime

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq foli gjatë ditës së sotme edhe një herë për zarfet e helmuara nga Serbia duke thënë se kjo është një seri tjetër e “gënjeshtrave klasike” të Prishtinës, ndërsa, siç tha ai, këtu është vetëm një e vërtetë – flamuri shqiptar i mbajtur nga Albin Kurti në kabinetin e tij.

- Advertisement -

I pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje, Daçiq zgjodhi të përgjigjet duke thënë: “Gjeli-gjelit nuk ia heq sytë”, transmeton Reporteri.net.

Daçiq nuk la pa komentuar as fotografinë e ambasadorit britanik Nicholas Abbott në zyrën e Albin Kurtit, pranë flamurit kombëtar.

“Një milion gënjeshtra, e gjithë kjo bazohet në gënjeshtra, dhe e vërteta është vetëm një, ajo qëndron prapa Kurtit, e që është flamuri shqiptar. Kjo është politika e Shqipërisë së Madhe tha Daçiç për TV Prva.

- Advertisement -

“Po mendoj që herën e ardhshme kur të vijë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar di t’ia vëmë flamurin e Republikës Srpska”, tha Daçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit