4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Daçiq paralajmëron tërheqjen e 18-të të njohjes së Kosovës

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se edhe një shtet do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës falë diplomacisë së tij.

- Advertisement -

“Deri në fund të javës edhe një shtet do të duhet ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ky do të jetë vendi i 18 i cili e ka bërë këtë”, ka pretenduar sot Ivica Daçiq.Deri në fund të javës edhe një shtet do ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

“Ky do të jetë shteti i 18 i cili e ka ndryshuar vendimin për njohje të Kosovës”, pretendon gazeta.“Udhëheqja shtetërore e Serbisë, kohëve të fundit është në presion të qendrave të fuqishme perëndimore që të hiqet dorë nga lobimi kundër pavarësisë së Kosovës, dhe për këtë Kosova ta shfuqizojë vendimin për taksat për prodhimet serbe.

Mirëpo presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka porositur se shkëmbimi politik nuk është i pranueshëm”, kanë shkruar mediat serbe.Kujtojmë që kërkesa kryesore e ambasadorit amerikan Richard Grenell ndaj Serbisë, ka qenë pikërisht ndalja e fushatës për tërheqjet e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit