2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dalin statistikat: Kosova vendi më i lirë për të jetuar në Europë

Rekomandime

Baza e të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” ka publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me çmimet mesatare të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve të tjera që paguajnë qytetarët çdo muaj.

- Advertisement -

Statistikat e përgatitura nga Numbeo i referohen çmimeve të shërbimeve si energjia elektrike, ngrohja, uji, por edhe grumbullimi i plehrave.

Statistikat mbulojnë pothuajse të gjitha vendet në botë, dhe tabela përcaktohet në bazë të shumës së parave që duhet të ndahen për koston e jetesës në një apartament prej 85 metrash katrorë.

Ajo që mund të vërehet sipas tabelës së publikuar është se zona e Evropës, të paktën kur bëhet fjalë për çmimet mesatare të shërbimeve bazë, është pjesa “më e shtrenjtë” e botës për të jetuar, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Megjithatë, Kosova del të jetë vendi “më i lirë” për t’u jetuar, të paktën kur bëhet fjalë për rajonin, ku qytetarët duhet të lënë 54 euro për shërbimet bazë.

Nëse do të vëzhgoheshin vetëm vendet e Evropës Jugore, Kosova do të ishte pozitën e fundit në bazë të çmimeve mesatare të kostove bazë.

- Advertisement -

Sipas statistikave të Numbe, Zvicra është vendi më i shtrenjtë kur bëhet fjalë për çmimin mesatar të shërbimeve bazë, kështu që qytetarët e këtij vendi do të paguajnë rreth 125 euro për faturat që vijnë në adresat e qytetarëve çdo muaj.

Ndryshe, ajo që është interesante, ndër 10 vendet më të shtrenjta kur bëhet fjalë për çmimet e shërbimeve bazë, ka vetëm dy vende jo-evropiane, më saktësisht Izraeli dhe Hong Kongu. Banorët e këtyre zonave do të lënë mënjanë 199 euro dhe 198 euro për kostot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit