1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Dardan IsIami jep një version të padëgjuar për rastin Kumanova, përmend një agjent bullgar, GRU-në e Gruevskin

Rekomandime

Ish-kandidati për deputet, Dardan Islami, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, thotë se rasti Kumanova ka qenë i planifikuar nga shërbimet e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe agjencisë inteligjente GRU e Rusisë.

Islami pretendon se liderët e grupit të rastit Kumanova janë lajthitur nga një agjent bullgar, i cili sipas Islamit, është paraqitur si agjent i CIA-s amerikane.

- Advertisement -

Veterani i UCK-së përmendi edhe një shifër prej 2 milionë euro, ku sipas tij, janë paguar nga shërbimet sllave me qëllim të destabilizimit të rajonit, ku grupi i Kumanovës një pjesë të armatimit do t’ia dorëzonte një grupi të ISIS-it.

Sipas Islamit, agjenti bullgar që u përmend më sipër, është zhdukur një ditë pas ngjarjes.

Ndërsa Gruevski, sic pretendon ish-kandidati për deputet, eleminoi akterët kryesorë për të mos lënë dëshmitarë.

- Advertisement -

Krejt në fund, Islami tha se grupi i Kumanovës ka pasur në mesin e vet edhe krimineIë, por shumica kanë qenë atdhetarë të manipuluar.

Në fillim të tekstit, Islami dënon kërcënimet ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, të cilat erdhën pasi ky i fundit tha se Grupi Kumanova janë bandë kriminaIe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit