Deputeti nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kujtuar veprën e ish-luftëtarit të UÇK-së Avni Hyseni, i cili pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë para një viti.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Hyseni deri në frymën e fundit ishte shembull se si luftohet për atdhe dhe si mbrohet Kosova.
Ja postimi i tij:
Sot nderuam veprën e luftëtarit të tri luftërave çlirimtare.
Avni Hyseni ishte një njeri me vlera të larta kombëtare, i rrethuar me shumë burra të Rugovës dhe i brumosur nga ta, ai deri në frymën e fundit ishte shembull se si luftohet për atdhe dhe si mbrohet Kosova.
I përjetshëm kujtimi për Avniun dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe.
DH