-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Defender Europe 21”, Gjenerali amerikan: Shqipëria është eksportuese e sigurisë! Do të përmirësojmë “muskujt”

Rekomandime

Gjatë stërvitjes sëmadhe në Portin e Durrësit, po demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të ZI.

- Advertisement -

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e tij duke hapur ceremoninë. Sipas Begajt kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë por edhe vlerësimin e rolit të vendit tonë.

“I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut. Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi”, tha Begaj.

Më tej fjalën e ka marrë Gjenerali amerikan dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters. Ky i fundit ka vlerësuar Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

- Advertisement -

Ai në fjalën e tij ka theksuar se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

“Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në rajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur nga COVID-19. Por edhe për vigjilencën që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do na çojë në krizë sigurie. Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo” tha ai.

- Advertisement -

Sipas Gjeneralit të lartë amerikan e gjithë logjistika e ardhur në Durrës, do të jetë e përbashkët.

“E gjithë logjistika e anijeve është e përbashkët, jemi këtu sot, është shumë e komplikuar dhe e bëjmë në mënyrë tipike të NATO-s, me forca të armatosura të shëndosha. Marinsa, forca tokësore, detare, për të provuar e dëshmuar se do jemi më shumë përgjegjës, do të reagojmë më mirë.”

“Ashtu siç përmenda më parë, Defender Europe 21, ka 28 mijë trupa në marinë, gjitha kombet, nga 25 vende, dhe qëllimi është të demonstrojmë aftësitë tona kolektive. Dhe nëpërmjet kësaj do të bëjmë stërvitje të përbashkët nga shumë agjenci, forca shumëkombëshe, nga të gjitha degët kundër një rivali të stimuluar. Do të përmirësojmë muskujt tonë, dhe të përmirësojmë gatishmërinë tonë në të gjitha aspektet. Falenderoj këtë komb, është eksportues i sigurisë. Mënyra si e kuptojmë këtë, momenti kur ju e keni treguar këtë nga pranimi në NATO, na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt, pjesë perëndimore më të sigurt, një Mesdhe dhe Europë më të sigurt. Ndihemi më të sigurt, jemi më të fortë së bashku.’’- tha gjeneral Tod Walters.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit