3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Deklarata e fortë e Haki Abazit, e frikshme kjo që paralajmëron për Kosovën

Rekomandime

Një deklaratë të fortë ka hedhur zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi. Ai është shprehur se ka aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve.

- Advertisement -

“Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve.

Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë.

Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu.

- Advertisement -

Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, deklaroi Abazi.

Ai foli edhe për minishengenin, duke u shprehur se nuk ka nevojë që të krijohen procese të tjera, por duhet fokusim drejt procesit të integrimit evropian.

- Advertisement -

“Fqinjësia e mirë është e domosdoshme, por duhet shikuar interesi primar i qytetarëve tanë për kompromise dhe as për procese paralele të cilat mund të na heqin ose zvogëlojnë energjinë.

Duhet fokus drejt procesit të integrimit evropian, nuk kemi nevojë që të krijojmë procese të tjera, sepse edhe ky refuzimi i Francës ka qenë i përkohshëm.

Në vend që të shpenzohet energji për të krijuar marrëveshje të reja, kemi mjaft, pasi vetëm kosovarët nuk lëvizin lirshëm, atëherë çfarë na duhet një minishengen që bën përsëritjen e CEFTA-s dhe të drejtës së qytetarëve”, tha Abazi.

Zëvendëskryeministri shtoi se presidenti Hashim Thaçi ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë dhe jashtë kushtetutës.

Abazi theksoi se pjesërisht faj ka edhe ish-kryeministri Haradinaj, pasi i ka krijuar mundësi ardhjes në pushtet presidentit, si pjesë e marrëveshjes për të krijuar qeverinë e kaluar.

“Ne e dimë se si është zgjedhur presidenti, nga ka ardhur dhe aq më tepër, fatkeqësisht, ka marrë një pozicion në marrjen e përgjegjësive të cilat nuk i takojnë, jashtë kushtetuese, por pjesërisht faj ka edhe ish-kryeministri Haradinaj, i cili i krijoi mundësi presidentit dhe që duket se ka qenë një nga marrëveshjet për të krijuar qeverinë e kaluar.

Kjo vazhdon të jetë problematike, pasi sidomos në politikën e jashtme, posaçërisht me Serbinë, duhet të kemi një qëndrim unik, duhet të kemi një konsensus të plotë, për të arritur objektivat të cilat janë mirë të njohura tanimë, një njohje të dyanëshe të Serbisë dhe Kosovës, dhe hapjen e strategjisë duke e hapur Kosovën drejt zgjerimit në BE, pasi Kosova është i vetmi vend që s’është pjesë e bisedimeve”, tha Abazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit