12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Viktima 21-të nga koronavorusi është një 44-vjeçar nga Gjilani

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje për vdekjen e një personi nga koronavirusi në Kosovë.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në orët e mesditës së sotme ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 44-vjeçar nga Gjilani me inicialet, M.I.

44-vjeçari ishte shtrirë në Klinikën Infektive më 17 prill në gjendje shumë të rëndë dhe sipas njoftimit në po atë datë është konfirmuar se është me COVID-19.

Vdekja e 44-vjeçarit nga Gjilani çon në 21 numrin e përgjithshëm të viktimave në Kosovë.

- Advertisement -

Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit