1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Deklaratat e Vulinit, i mbijetuari i Reçakut: Nuk e pata më të vështirë as ditën kur pashë vëllain pa kokë

Rekomandime

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999 formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe u futen në Reçak të Shtimes dhe kryen njërën ndër masakrat më të rënda në Kosovë.

Mirëpo, 22 vite pas kësaj ngjarje po shtohen zyrtarët shtetërorë serbe që po e mohojnë këtë masakër.

- Advertisement -

Së fundi, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin i cili njihet me deklarata anti-shqiptare ka thënë se masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’.

Ai ka treguar se Serbia po bënë film dokumentar për këtë dhe këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në afërsi të Nishit ku shteti serb po xhiron këtë film dokumentar për ngjarjet në Reçak.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo ngjarje është e trilluar.

Ndaj këtyre deklaratave të Vulinit kanë reaguar SHBA, BE e vet Walker që ishte dëshmitarë i kësaj masakre.

- Advertisement -

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh KRlM kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Mirëpo më së rëndi këto deklarata të zyrtarëve serb po i përjetojnë banorët e Reçakut që ishin dëshmitarë të drejtpërdrejtë të masakrës.

Ramë Shabani ishte njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut.

“Për mua është shumë e rëndë të flasim për ekzistencën e Masakrës së Reçakut”, thotë Shabani për RTV Dukagjinin duke iu referuar deklaratave të Vulinit.

Ai shton tutje se serbët edhe në vitin 1999 kanë tentuar të mohojnë masakrën dhe të zhdukin trupat e të masakruarve por nuk ja kanë dalë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit