2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Demaliaj përsëri e quan “Manekin të luftës” Rexhep Selimin

Rekomandime

Shkumbin Demaliaj, deputet i AAK-së, ka folur për statusin e tij në Facebook me të cilin e ka përfshirë deputetin e LVV-së, Rexhep Selimin. Ndër tjera, Demaliaj e quan Selimin edhe ‘manekin të luftës’.

- Advertisement -

Demaliaj ka thënë se nuk mund ta besoj se Selimi ka rënë deri në atë ‘derexhe’ për shkak të disa votave duke thënë për Haradinajn se “ndoshta ka frikë se ndihet fajtor”.

“Unë nuk jam përfshirë në debat me atë. Unë kam shkruar në statusin tim në Facebook dhe mediat e kanë marrë. Ajo është personale e imja, nuk është debat mirëpo është e vërtetë dhe shumë e dhimbshme duke dalluar një gjeneral lufte dhe një anëtar të një subjekti politik. Nuk e kam besuar se ai njeri mund të vijë në këtë derexhe për shkak të disa votave që po mundohet t’i përfitojë nga dikush për të sulmuar njerëzit në atë formë, gjegjësisht njerëzit që i ka pasë më të afërt, miq, edhe gjatë luftës. Nëse është në pyetje për parti politike ia kishim dhënë, si Aleanca. Ia kishim bo do vota edhe e kemi bërë deputet njëherë por ka dhënë dorëheqje sepse nuk ka dashur të hyjë në koalicion me LDK-në e tash duke vrapuar pas LDK-së ka harruar atë çfarë ka ndodhë më herët. Dhe forma deklarative e tij ka qenë tej mase e dëmshme, jo vetëm për të personalisht, por edhe për vetë kolegët e tij të UÇK-së. Një gjeneral i luftës të deklarohet ashtu, me thënë për të [Haradinajn] se bëri ashtu-kështu. Ndoshta tani ai ndihet fajtor, atëherë nuk e dimë. Ai po ashtu ka thënë se ‘UÇK-ja nuk mbrohet duke heshtur’”, ka thënë Demaliaj.

Ai, po ashtu shtoi se “Ramush Haradinaj nuk ka shkuar në Hagë si avokat i UÇK-së, siç shprehet Demaliaj, “sepse ai direkt është thirrur si dëshmitar në cilësinë e të dyshuarit dhe tash për formën që është paraqitur ku e din Selimi a ka deklaruar diçka Haradinaj apo jo”.

- Advertisement -

“Ndoshta gjykata ka elementet e veta dhe i ka thënë Haradinajt që nuk guxon të interpretojë jashtë asgjë për çfarë është thirr. Dhe tani me iu kap për fjalë dhe me thënë ‘ndoshta ka frikë se ndihet fajtor. Kushdo që do ta thoshte, nuk do t’ia merrnim për të madhe por një njeri i tillë si Rexhep Selimi me ra në atë derexhe dhe me thënë ashtu, nuk e kam mirëpritur edhe kam reaguar dhe do të reagojë vazhdimisht nëse dikush sillet në raport me ish-oficerët e UÇK-së pavarësisht kush është ai, edhe në qoftë se ka qenë komandant i përgjithshëm”, tha ai.

Në pyetjen se a ka ngritur dyshime nëse Selimi ka dorëzuar prova në Gjykatën Speciale, Demaliaj është përgjigjur: “Është e vërtetë se kam ngritur dyshime për shkak se i thotë Haradinajt se ‘ndoshta po ndihet fajtor’ dhe ky nuk është as polic, as gjyqtar për të vendosur për fajësinë apo pafajësinë e dikujt. Nëse unë them për ty se ti je fajtor unë duhet të kem prova. Nëse ai ka fakte atëherë le të tregojë mos ka afruar ndonjë dëshmi”.

- Advertisement -

Demaliaj në statusin e tij në Facebook e ka quajtur “manekin të luftës” Rexhep Selimin dhe në Interaktiv të KTV-së ai përsëri e ka quajtur me të njëjtin emërtim, duke shtuar se është “djalë i hijshëm”.

“Manekin është edhe sot. S’po i bien asgjë tamam asnjëherë. Manekin është. Djalë i hijshëm”, ka thënë Demaliaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit