Monday, July 22, 2024

Deputeti i bën ofertë bukuroshës shqiptare: Hajde të bëj ministre

- Advertisement -
- Advertisement -

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, tashmë deputet në parlament pas ikjes së opozitës zyrtare, e ka rritur edhe më shumë famën së fundmi, duke `ngacmuar` bukuroshet e ftuara nëpër studiot televizive.

Pasi i komplimentoi live “ballkonet shpërthyese” pak ditë më parë në një emision sportiv missit shqiptar, Silvana Bushati dhe e ftoi që të anëtarësohet në partinë, nuk është ndalur me aty. Gjuzi ndërkohë që jepeshin reklamat në të njëjtin emision sportiv i ka bërë ofertën e jetës, edhe bukuroshes së ekranit Alesia Bami. Kjo e fundit gjatë transmetimit i ka treguar moderatorit, Edi Manushi, se gjatë pjesës së publicitetit te ‘Procesi sportiv”, deputeti e ka ftuar t’i bashkëngjitet partisë Konservatore, sepse shumë shpejt do të jetë në qeveri.

“E gjithë qeveria do të jetë poshtë 33 vjeç. Në 2021 do ta lejë Partia Socialiste, s’ka ku shkon”, i ka bërë ofertën e madhe deputeti Gjuzi, bukuroshes Bami.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura