6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Deputeti i LDK-së reagon ashpër ndaj Thaçit: Përçarës kronik, që paturpësisht sulmon duke shpifur

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se presidenti Thaçi i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata më fatkeqe dhe më e dëmshme që ia kemi bërë vendit, pavarësisht qëllimit apo përfitimeve politike për LDK-në, kjo s’ka rëndësi, përcjell Kosova ime.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se presidenti mbetet përçarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet as kur mohon fjalët e tij dhe që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin t’ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur.

- Advertisement -

Avdyli ka thënë se çdo ditë e më shumë është i bindur se ky person është rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit.

- Advertisement -

Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më.

Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur.

- Advertisement -

Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit