5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Deputetja e AAK’së del në mbrëmje me ministrat e Kurtit dhe deputeten e VV-së

Rekomandime

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, mbrëmëjen ka vendosur ta kalojë me dy ministrat e Qeverisë Kurti dhe një deputete të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

Një fotografi, ku Reshitaj shihet bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka publikuar deputetja Jeta Statovci.

Të njëjtën e ka rishpërndarë edhe vetë Reshitaj në Instagram.

Reshitaj ishte e vetmja deputete nga AAK-ja që doli kundër vendimit të partisë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente. Por, pas këtij vendimi ajo nuk u përjashtua nga partia, megjithëse kryetari Ramush Haradinaj pati thënë se vota e saj ishte pjesë e trafikimit të votave për zgjedhjen e presidentes.

- Advertisement -

Reshitaj ishte gjithashtu e vetmja deputete nga opozita që mori pjesë në votimin e bordit të ZRRE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit