4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Detaje ‘shokuese’ nga bastisja e Telekomit, ja kush është personi që u arrestua

Rekomandime

Një grup prej policëve hetues, mëngjesin e sotëm kanë kryer një operacion në ndërtesën e Telekomit të Kosovës.

Kjo pasi që menaxhmenti i Telekomit, kishte ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili dyshohet se përmes një kontrate të falsifikuar ka keqpërdorë buxhetin e Telekomit në shumë prej 105 mijë euro, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Blic, bëjnë të ditur se personi në fjalë, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut, muaj më parë, kishte falsifikuar disa dokumente, duke mashtruar zyrtarët e Telekomit, mbi preteksin se ai posedon një kompani, e në emër të saj, kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 105 mijë eurosh.

Kjo ka bërë, që Menaxhmenti i Telekomit, ta raportojë në Polici të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

Kallëzimi penal i menaxhmentit të Telekomit bërë ndaj atij personi, ka shtyrë një grup të policëve hetues që të mbledhin dëshmi për këtë mashtrim.

- Advertisement -

Zëdhënësit të Telekomit, Menduh Abazi, i cili në një bisedë për Gazeta Blic, ka rrëfyer gjithë ngjarjen. duke thënë se ky rast është duke u hetuar me kërkesë të menaxhmentit të Telekomit.

“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin. Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom I Kosovës I kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, ka thënë Abazi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit