-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Detarët kapin krijesën e çuditshme me trup peshkaqeni dhe fytyrë derri

Rekomandime

Disa detarë kanë kapur një krijëse me trup peshkaqeni dhe me fytyrë derri në qytetin Portoferraio në ishullin italian të Elbës.

- Advertisement -

Në fillim u mendua se ishte një lloj mutanti, por më pas u identifikua si krijesa e rrallë e quajtur Oxynotus centrina.

Nganjëherë njihet si një peshkaqen me fytyrë derri që jeton normalisht deri në 2,300 metra nën sipërfaqe.

Krijesa është gjithashtu e shënuar në Listën e Kuqe të IUCN si e rrezikuar, që do të thotë se është e rrallë.

- Advertisement -

Zbulimi i kësaj krijese u bë virale pasi fotot e saj u postuan në rrjetet sociale.

Yuri Tiberto nga Akuariumi Elba u tha mediave lokale se edhe pse të rralla, nuk ishte e pazakontë që të shihej në vend.

“Zakonisht njihët si peshku derr sepse kur del nga uji lëshon një lloj zhurme. Në detin e arkipelagut toskan, aq të pasur me biodiversitet … nuk është e pazakontë të gjesh këtë peshk dhe mund të them me siguri se shpesh marr raporte që më thonë se në rrjetat e peshkimit kapen shpesh këto lloj krijesa.

- Advertisement -

Unë gjithashtu u përpoqa për një periudhë të strehoja një peshk derr në një nga rezervuarët në akuarium, por shpejt hoqa dorë sepse pashë që ishte një specie që nuk përshtatet me robërinë”, është shprehur Yuri Tiberto.

Ky lloj peshku dihet se jeton në Oqeanin Atlantik Lindor dhe Mesdheun. Është i njohur për kokën e tij të gjerë, të rrafshuar dhe feçkën e tij të trashë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit