3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Diaspora dërgoi mbi 720 mijë euro në Kosovë, Kurti: Uroj që shpejt të hapen kufijtë për bashkëatdhetarët

Rekomandime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë të Financave e Transfereve, Besnik Bislimi dhe zëvendësministren në detyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi sot kanë zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës shqiptare.

Kurti ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre në Kosovë dhe ka theksuar se Qeveria që ai drejton dëshiron që të promovojë një komunikim të dyanshëm, transparent dhe gjithëpërfshirës me diasporën.

- Advertisement -

“Ai e falënderoi diasporën për angazhimin gjatë pandemisë COVID-19 dhe mbështetjen financiare e cila tashmë ka kaluar vlerën 720 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka theksuar se diaspora ka një rëndësi shumë të madhe për Republikën e Kosovës dhe kjo rëndësi e saj është reflektuar në vëmendjen që ajo ka në Programin e Qeverisë.

“Në këtë drejtim, ne e mendojmë ta fuqizojmë rolin e ndërmjetësues të diasporës në takime të niveleve të larta tek vendimmarrësit politikë dhe korporatat e mëdha në vendet ku ata jetojnë, duke krijuar mekanizma, sikurse ai i Këshillit Nacional për Investime të Huaja dhe Strategjike, që do të vendoset në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se e shohin diasporën si kapital human, përpos financiar.

“Për këtë arsye ne do të fokusohemi në krijimin e një programi nacional që në bazë ka transferin e dijes dhe përvojës nga diaspora në Kosovë. Duke vlerësuar se diplomacia dhe diaspora janë të pandashme në shumë fusha, dhe me qëllim të ristrukturimit të përfaqësimit, kjo qeveri ka bashkuar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike me Ministrinë e Punëve të Jashtme. Për këtë jemi bazuar në modele të suksesshme ndërkombëtare, sikurse ai i Irlandës”, citohet të ketë thënë Kurti.

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë ka shtuar se uron që së shpejti të hapen kufijtë e Kosovës për bashkëatdhetarët.

“Në ndërkohë, Ministria e Financave dhe Transfereve është në përgatitje e sipër të pakos së dytë fiskale, atë të rimëkëmbjes ekonomike, e cila ndër të tjera për qëllim do ta ketë riorientimin e ekonomisë dhe përfshirjen sa më aktive të diasporës në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftim.

Bashkëbisedimi i qeveritarëve u bë me Lazim Destani, Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RrBDSh), Nazmi Viqa, Kryetar i Unionit të Bizneseve në Gjermani, Qamil Isufi, Kryetar i RrBDSh në Zvicër, Flamur Mavraj, Kryetar i RrBDSh në Norvegji, Vat Marashi, Kryetar i RrBDSh në Itali, Omer Nura, Kryetar i RrBDSh në Finlandë, Nestor Dede, Kryetar i RrBDSh në Greqi, Ilir Seferi, Nënkryetar i Fondacioni “BESA”, Bavari, dhe ndërrmarrësi Ismet Mehmeti nga Franca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit