5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Dieta 3 ditore pas festave që ju rikthen në formë

Rekomandime

Nuk duam t’ju pyesim sa keni ngrënë për festa, mjafton të spiunojmë pak frigoriferin për ta marrë vesh. Nata e Vitit të Ri mund të quhet pa frikë si nata e abuzimit me ushqimin, ndoshta kjo është edhe mënyra më tradicionale për t’u ndarë nga viti që lëmë pas. Por pas haresë, shkëlqimit të festës dhe ushqimit të pafund është momenti të kujdeseni për veten.

- Advertisement -

Ju propozojmë një dietë tre ditore që do rizgjojë organizmin dhe do ju pastrojë nga toksinat e marra gjatë festave. Ky lloj detoksi është shumë i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.

Ushqimet bazë të këtij regjimi pastrues janë panxhari, sallata jeshile, spinaqi, çikorja, radhiqet, selinoja, angjinarja dhe finoku. Zgjidhni proteina si peshku, mishi i bardhë i pulës, veza dhe djathërat pa yndyrë. Këto produkte riaktivizojnë metabolizmin.
Niseni mëngjesin me një gotë ujë të vakët, mund ta shoqëroni gjithashtu me limon, qitro dhe portokall. Më pas konsumoni kos, tërshërë, bukë integrale dhe pak fruta të thata. Dreka duhet të nisë me një sallatë mikse që duhet të shoqërohet me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull balsamike.

Duhet ta përtypni mirë në mënyrë që të ndiheni të ngopur dhe të merrni të gjitha vitaminat dhe fibrat e saj. Për ta bërë më të shijshëm peshkun dhe mishin mund ta shoqëroni me një salcë me përmbajtje kosi, mustarde dhe lëng limoni të freskët.

- Advertisement -

Të apasionuarit e ëmbëlsirave duhet të heqin dorë nga bakllavaja dhe artileria e rëndë e të shërbetosurave. Mund të gatuani mollë ose ftonj në furrë me kanellë, arrë myshk dhe karafil. Mos ua hiqni lëkurën pasi aty janë përqendruar një pjesë e madhe e vitaminave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit