3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Disfata poshtëruese: Kur “Ushtria e Kuqe” kallkanosej në Finlandë

Rekomandime

Rusët që kanë sulmuar Ukrainën, nuk marrin në terren atë që kishin planifikuar, gjë që mund t’i godasë fort në moral lufte, duke i bërë nervozë. Kjo ka të keqen tjetër, pasi i egërson e kështu i bën të pamëhirshëm ndaj civilëve, gjë që po jep shenja ditët e fundit.

Për sulmin në Ukrainë, Putin përdori si kartë frymëzuese Ushtrinë e Kuqe, e konsideruar si krenari e kombit për atë që bëri përballë nazistëve, por bash kjo ushtri është mundur poshtërueshëm nga finlandezët në vitet ‘39-’40. Pra, pa llogaritur dhe poshtërimin e ushtrisë sovjetike në Afganistan në vitet ’80.

- Advertisement -

Le të ndalemi të rasti i Finlandës: me fillimin e ndërhyrjes ushtarake sovjetike kundër këtij vendi nordik, si pjesë e Luftës së Dimrit, në fund të nëntorit 1939, Ushtria e Kuqe u përball me disa probleme në arritjen e përparimit të prekshëm në fushën e betejës.

Për shkak të ekzekutimit të Stalinit të personelit të lartë ushtarak gjatë Spastrimit të Madh, ushtria sovjetike ishte joefektive dhe e papërvojë dhe pësoi humbje të mëdha kundër ushtrisë finlandeze me mjete modeste.

Ndërsa betejat përparonin, ushtarët sovjetikë u përballën me një armik të ri, dimrin e ftohtë finlandez. Në rajonet nga erdhën në Bashkimin Sovjetik, shumica e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që morën pjesë në Luftën e Dimrit nuk ishin mësuar me temperaturat e ulëta të dimrit finlandez dhe nuk kishin mjete të mjaftueshme për të përballuar të ftohtin.

- Advertisement -

Gjatë dimrit të viteve 1939-1940, temperaturat në Istmusin Karelian u ulën jashtëzakonisht në krahasim me ato të regjistruara në vitet e mëparshme. Më 16 janar 1940, zona përjetoi një temperaturë prej minus 43 gradë Celsius.

- Advertisement -

Ndërkohë, autoritetet finlandeze siguruan veshje të përshtatshme dimërore për ushtarët e tyre që kishin kohë që ishin në detyrë. Nga ana tjetër, vullnetarët finlandezë duhej të mjaftoheshin me veshjet e tyre të zakonshme, të cilat i mbanin në këto periudha të vitit dhe i ndihmonin të përballonin të ftohtin.

Nga ana tjetër, shumë finlandezë zotëronin shumë mirë skijimin. Me fillimin e luftës, finlandezët prireshin të shfrytëzonin faktorët e shumtë avantazhues përballë sovjetikëve, të tilla si sasinë e madhë të borës, skijimin, orët e gjata të natës pa dukshmëri, etj. Teksa përparonin nëpër borë, ushtarët finlandezë mbanin rroba të bardha për t’u maskuar, vështirë për t’u zbuluar nga trupat sovjetike.

Tjetër: ndërsa pushkët sovjetike nuk funksiononin kur gjuanin në mot të ftohtë, finlandezët kishin një përzierje vajrash që i ndihmonin ata të pastronin dhe të ruanin armët e tyre. Gjithashtu, gjatë javëve të para të luftës, Ushtria e Kuqe u përball me shumë probleme përsa i përket furnizimeve dhe ushqimeve. Për shkak të temperaturave të ulëta, ushqimi dhe ilaçet ishin ngrirë dhe shpeshherë bëheshin të papërdorshme, gjë që më pas çoi në një rënie të racioneve ushqimore të ofruara për ushtarët sovjetikë.

Gjatë Betejës së Suomussalmit, e cila u zhvillua midis nëntorit 1939 dhe janarit 1940, sovjetikët u mundën nga finlandezët duke humbur më shumë se 10,000 ushtarë, të vdekur ose të plagosur, ku më shumë se një e katërta e tyre ngrin për shkak të të ftohtit.

Gjatë Luftës së Dimrit, e cila zgjati për rreth 3 muaj, sovjetikët humbën më shumë se 60,000 ushtarë, ose nga ngrirja ose për shkak të sëmundjeve të lidhura me motin e ftohtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit