9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Divorci më i shtrenjtë në histori, 640 milionë euro gruas për ndarjen

Rekomandime

Sheiku miliarder 74-vjeçar, Mohammed bin Rashid Al Maktoum dhe gruaj e tij, princeshë Haya 47-vjeçare kanë vendosur t’i japin një fund mjaft të kushtueshëm martesës.

Sheiku duhet t’i paguajë gruas një shpërblim prej 640 milionë dollarësh.

- Advertisement -

Sipas medieve të huaja, gjykata britanike njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Në veçanti, kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Gjithashtu sheiku duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej 290 milionë paund (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe arsimuar.

- Advertisement -

Sipas gjykatës, princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj” si edhe shpërblim për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

Haya kërkon t’i shpëtojë ndikimit të tij

- Advertisement -

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya ka deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut.

Ky vendimi është zhvillimi më i fundit në serinë e gjyqeve që filluan kur princesha shkoi në Britani në prill 2019 nga frika për sigurinë e saj, pasi nisi një lidhje romantike me një nga truprojat e saj, ndrësa një muaj më vonë kërkoi divorc nga bashkëshorti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit