16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Tomë Gashi: Milaim Zeka merr mijëra euro nga RTK pa shkuar në punë, Sadri Imeri paguhet 1700 euro në javë për emisionin “Kojshia show”

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka denoncuar edhe njëherë publikisht keqpërdorimet që bëhen në Radiotelevizionin e Kosovës(RTK) nga ana e punonjësve aty.

Në një intervistë televizive ai ka përmendur rastin e gazetarit Milaim Zeka i cili është denoncuar nga sindikata e RTK-së se ka marr rreth 300 mijë euro nga RTK-ja pa shkuar fare në punë. Po ashtu, Gashi ka përmendur faktin se një autor tjetër i një emisioni në RTK merr 1700 euro në javë.

- Advertisement -

“Unë kam dërguar një kërkesë tek drejtori gjeneral i RTK-së, që për njërin prej gazetarëve apo çfarëdo funksioni që mban atë, për të cilin duket se merr të ardhura pa shkuar fare në punë sepse ai është deklaruar ashtu. Unë kam deklaruar atë që besoj që kam të drejt në interes të mbrojtjes së interesit publik sepse kemi të bëjmë me televizion publik që e paguajmë me taksat tona. Kryetari i sindikatës ka identifikuar së paku dy persona që sipas tij njëri ka marr rreth 300 mijë euro dhe tjetri merr shumën 1700 euro në javë”, ka thënë Gashi në ATV.

Po ashtu, për Tomë Gashin është paradoksale se si RTK e mban në punë një gazetar si Milaim Zeka që ka 4 aktakuza dhe dyshohet për 920 mashtime.

“Ai ka përmendur vet këta persona dhe do të jetë çështje e drejtorit të RTK-së që të jep përgjigje lidhur me atë se a është interesi i RTK-së që të ketë gazetarë me 4 aktakuza të ngritura, disa prej tyre për mashtrime që janë 920 mashtrime dhe ai person e ka emrin Milaim Zeka, ndërsa personi tjetër që identifikohet si “kojshia show” , që sipas kryesindikalistit të RTK-së, ai merr 1700 euro në javë dhe ai mund t`i marr edhe 17 mijë euro në javë edhe le t`i merr edhe më tepër në televizion privat por jo në televizion publik. Televizioni publik pretendon që as 10 milion euro që ia ndan Kuvendi i Kosovës nuk i mjaftojnë”, ka deklaruar Gashi.

- Advertisement -

Sipas tij, sindikata e RTK-së dhe organet shtetërore të drejtësisë duhet të merren me këto raste pasi bëhet fjalë për keqpërdorim të taksave të qytetarëve.

Video e plotë e deklaratës së Tomë Gashit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit