1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dorëzohet Kimete Berisha: Albin Kurti është i paarritshëm, e kam simpatik

Rekomandime

Kimet Berisha sot nuk ka nisur ditën edhe aq mirë, ndonëse është dita e parë e vitit të ri.

- Advertisement -

Ajo është çuditur se si fotoja si portret familjar e publikuar nga kryeministri Albin Kurti për natën e Vitit të Ri, ka arritur 100 mijë pëlqime.

Ja postimi i plotë:

Jam duke e shqyrtu mundësinë me ‘lënë’ shkrimin krejt.

- Advertisement -

Paramendoje ti, Kryeministri i paska tubu’ 100 mijë like në foton e Vitit të Ri.
Albin Monaliza.

Kjo është shumë ‘dëshpëruese’ dhe ‘demotivuese’ për neve ‘armiqve’ të tij.

- Advertisement -

Jemi rrjep tuj u mundu mu dukë bukur, po badihava, dikush me një pullover t’kuq si të Indiana Xhonsit i gëzon gjithë ata llajksa, pa u mundu hiç.

E tjetrit nuk i prish punë që duket i shtangur ‘gips’, thuajse i ka mbet kapaku i birrës në fyt.
Duhet me pranu, kryeministri është i paarritshëm.
Nuk e dëmton Albin Kurtin askush dhe asgjë, as premtimet e tij,

as Jahja Kokaj që së shpejti me JUGO ka me udhëtu n’gjithësi,

as që i njëjti së shpejti ka me shfrytëzu diellin falas, as Donika që e fshehu pasurinë e saj para antikorrupsionit,

as Mimoza e akuzuar për korrupsion,
as Artanja me fjalët e saj raciste për shqiptarët,

as pse mbrëmë u ndal

rryma në Mitrovicë,

as çmimet e larta dhe varfëria,
as pse Hekurani u hakmerret me mjete të shtetit atyre tregtarëve që i thonë ‘rrenës’,
asgjë pra nuk e ndalon dashurinë kolektive dhe absolute të shqiptarëve për Liderin!

Fati i tij i madh që asnjë kundërshtar (përveç meje) nuk e ka simpatik, krejt do bajata, do gjynahtarë, pa imagjinatë dhe pa sharm, sidomos pa sharm.

Prandaj, duke u bazuar në faktin se nuk po u duhem më, se e vetme nuk muj bëj asgjë, ndoshta e lë shkrimin krejt se s’po më dhez, s’kam asnjë ide qysh me ju ‘ftoh’ prej tij!
Ju jeni tranu
E di që keni me m’lyp por atëherë do të jetë vonë.
Ama, më mirë po merrem me letërsi dhe edhe ashtu jam dashuru në njërin, me ju tregu drejt.
Po ju tregoj (se e di që keni qejf me dëgju mirë për mua), se edhe Ai u dashuru në mu’ (së paku kështu po thotë).
Urime Viti i Ri të gjithëve, edhe Kryeministrit!
P.S. Ish e juaja, Kimete Berisha!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit