7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Po të rrejnë, Albin

Rekomandime

Kryeministër, dy njëzit tu kryesorë për ekonomi, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati po të rrejnë. Ata ta kanë mbushë mendjen që ekonomia është rritë me më tepër se 10 për qind dhe se janë kriju mbi 22 mijë vende pune. Janë tu të rrejtë. Kjo nuk është e vërtetë. Rikuperimi i ekonomisë nga viti i kaluar nuk quhet rritje. Është thjeshtë rikuperim. Sa i përket punësimeve, legalizimi i vendeve të punës nuk është krijim i vendeve të punës. Thjeshtë, njerëzit me shpresën që kanë me marrë naj rrogë qyl nga qeveria në emër të pandemisë, janë regjistru.

- Advertisement -

Po të rritej ekonomia, populli e ndien pasi jeton në morëqenie. S’ke nevojë as ti tregosh. E populli është duke jetu ne mjerim.

Po u rrit punësimi, populli nuk bëhet copash për një termin në Ambasadën e Gjermanisë për voza pune.

Situata ësjtl krejt tjetër dhe ke me e vërtetu sivjet. Nëse vazhdon me këtë trend sivjet nuk do të ketë ritje ekonomike fare, pasi rikuperimi është kry. Në vend të rritjes së punësimit, do të ketë ulje. Vetëm se atëhere do të të ketë kaluar gjyma e mandatit dhe ke me pasë shumë vështirë me e rikuperu qeverisjen.

- Advertisement -

Prandaj, largoji rrencat dhe fillo me vepru sepse ende ke kohë. Mos i lejo ne të rrejtë më tepër./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit