-0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Drejtoresha me “dimi e jelekë” nervozohet pasi u kritikua për matjen e druve, e quan “presnjak” një komentues

Rekomandime

Drejtoresha e shkollës së Kçiqit të Mitrovicës, u bë dje temë pasi e rroku metrën për t’i matur drutë që erdhën për ngrohje të objektit të shkollës.

- Advertisement -

Madje, ajo thoshte se nuk do t’i pranonte pa e konfirmuar se janë metër dhe se janë të llojit bung, shkruan “Jepi zë”.

Por, jo të gjithë e pëlqyen veprimin e drejtoreshës së shkollës së Kçiqit, e cila madje kishte edhe lëshime në drejtshkrim.

Një komentues ka kritikuar drejtoreshën, duke thënë se nuk i ka matur si duhet dhe se me atë mënyrë të matjes rezultati nuk do të dilte mirë.

- Advertisement -

Por, drejtoresha nuk e përmbajti veten dhe kaloi në ofendime, ani pse drejton një institucion arsimor. “O presnjak”, ishte ofendimi që Ardita Brahimi i drejtoi një komentuesi.

Kujtojmë se në lajmet për matjen e druve nga drejtoresha, mori vëmendje në komente edhe fakti që ajo mban fotografi tradicionale të nuseve me “dimi e jelek”. Sipas disa komentuesve, ajo po i kushton më shumë rëndësi kësaj veshjeje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit