1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Duda Balje i del në krahë presidentes Osmani: Është gruaja më pozitive dhe më e bukur që njoh

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka reaguar pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka publikuar një pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

- Advertisement -

Balje përmes një postimi në Facebook ka thënë se presidentja Osmani është gruaja më pozitive, stabile dhe më e bukur që ajo njeh.

“Për mua presidentja ime është femra më pozitive, më stabile dhe gruaja më e bukur që unë njof. Përceptimi vizuel është i ndryshëm por budallakia është gjithëherë e njëjtë”, ka shkruar Balje.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

- Advertisement -

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit