1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy fjalë rreth gazetarit Valon Syla, dhe urrejtjes së tij të pakursyer ndaj diasporës shqiptare

Rekomandime

Shkruan SAMI BLAKAJ

- Advertisement -

Nuk e njoh (fatmirësisht) personalisht Valon Sylen, por më bëri përshtypje përqeshja dhe ofendimet e pamëshirshme që ky person po vazhdon t’ia adresojë diasporës shqiptare.

Në fakt, do të doja shumë të kuptoj „arsyen“ e mllefit të tij prej „gazetari“ për bashkatdhetarët nga diaspora, historia e të cilëve karakterizohet me plotë vuajtje dhe përndjekje me dhunë nga atdheu.

Arsyet e dhëna më poshtë nga Valoni, për mua janë të ulëta dhe si të tilla nuk ia vlenë as të komentohen, e aq më pak të vlerësohen. Dhe, unë natyrisht se nuk do të lëshohem në nivelin tij të komunikimit, por një gjë duhet bërë të qartë atij dhe gjithë „Valonave“ si ai.

- Advertisement -

Së pari:

t’i quash bashkatdhetarët, vëllezërit dhe motrat tuaja „gërrnaça“, „të gërrditshëm“ dhe „fukara budallë“, është një fjalor i shëmtuar dhe

- Advertisement -

i papranueshëm që di ta përdorë vetëm një njëri të cilit i mungon në parim edukimi familjar.

Së dyti:

duhet të jesh vërtetë FUKARA në shpirt dhe BUDALLA në mendje për të qenë në gjendje të nënçmosh ose përqeshës vlerën dhe pasurinë më të rëndësishme kombëtare shqiptare.

Së treti:

duhet të jesh vërtetë i GËRRDITSHËM për të qenë në gjendje të flasësh me sarkazëm për ata që kontribuuan dhe që po kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe në zhvillimin e saj shoqëror e politik.

#KëshillëMiqësore:

Valon Syla, mos mbjellë urrejtje, për të qenë më pasë i urryer! Mos shkelë mbi veprën dhe kontributin mërgimtarëve që dikur ishin themeltarët e lirisë, ndërsa sot janë bashkudhëtarët e ndërtimit të shtetësisë.

Përndryshe, ke të fala nga Kurbeti, dhe kujdes!-, jo nga një „gërrnaçar“, por nga i Juaji kurbetçar

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit