12.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Dy serbë të pIagosur në Veri, Sveçla jep detaje

Rekomandime

Dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të pIagosur, dhe njëri prej tyre ndodhet nën tretman mjekësor.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia ka dyshime për dorasin e këtij akti, për të cilin thotë se gjithashtu është i nacionalitetit serb dhe pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

- Advertisement -

„Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit