-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dyshohet se u helmua, kush është Roman Abramovich dhe cilat janë lidhjet e tij me Vladimir Putin?

Rekomandime

Roman Arkadyevich Abramovich ka lindur në Saratov, në jugperëndim të Rusisë më 1966.

Nëna e tij, Irina, ka vdekur nga helmimi i gjakut kur ai ka qenë një vjeç dhe babai i tij ka vdekur dy vjet më vonë, pas një aksidenti me një kran ndërtimi.

- Advertisement -

Abramovich është rritur nga familjarët, duke kaluar kohë në Komi, në veriperëndim të Rusisë, ku ka pasur pak para dhe temperaturat kanë qenë të ulëta.

“Nëse them të vërtetën, nuk mund ta quaj fëmijërinë time si të keqe”, ka thënë ai më parë për të përditshmen britanike, Guardian.

“Në fëmijëri nuk mund të krahasoni gjërat: njëri ha karota, tjetri bonbone, të dyja shijojnë mirë. Si fëmijë, nuk mund të bëni dallimet”.

- Advertisement -

Ai e ka lënë shkollën kur ka qenë 16 vjeç, ka punuar si mekanik dhe ka shërbyer për Ushtrinë e Kuqe, para se të shiste lojëra të plastikës në Moskë.

Më vonë ka shitur parfume dhe ka ndërtuar pasurinë e tij në periudhën e hapjes së madhe, kur ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev ka krijuar më shumë hapësirë për sipërmarrësit.

- Advertisement -

Ai është bërë aleat i ish-presidentit rus Boris Yeltsin dhe lojëtar në skenën politike post-sovjetike të Moskës.

Ai madje ka pasur një apartament në Kremlin për një periudhë.

Kur Yeltsin ka dhënë dorëheqje më 1999, Abramovich është thënë se ka qenë në mesin e atyre që kanë mbështetur, atëbotë kryeministrin dhe ish-shefin e spiunimit, Vladimir Putinin, si president shteti.

Teksa Putini ka qenë duke rritur pozitën e vet, ai ka synuar të rrisë edhe dominimin ndaj oligarkëve.

Disa janë burgosur, disa kanë ikur nga shteti, por asnjëra nuk ka ndodhur me Abramovichin, transmeton REL.

Më 2000, ai është zgjedhur guvernatori i rajonit Çukotka, në verilindje të Rusisë.

Ai është bërë i famshëm pasi ka investuar paratë e tij në shërbime sociale, mirëpo ka dhënë dorëheqje më 2008.

Ndërkohë, ai është raportuar se ka rritur pasurinë e tij, duke blerë, piktura, shtëpi dhe makina.

Më 2003, manjati rus ka blerë klubin anglez të futbollit, Chelesa.

“Jam i sigurt se njerëzit do të fokusohen te unë për tre deri në katër ditë, mirëpo kjo gjë do të kaloj”, ka thënë Abramovich kur ka blerë klubin.

“Ata do të harrojnë kush jam unë, dhe më pëlqen kjo gjë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit