10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

E konfirmojnë nga VV: Nesër mbahet prova për protestë deri në 5 mijë persona

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje nesër do të mbajë një “performancë” me rreth 3 mijë e 500 deri në 5 mijë qytetarë në tri sheshet kryesore të Prishtinës.

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili tha se kjo nuk është një protestë, por një performancë.

- Advertisement -

Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend.

Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha.

Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, tha ai për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Manxhuka tha se për këtë aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje janë njoftuar organet e rendit, në mënyrë që, siç tha ai, për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve.

Në anën tjetër Gjykata Kushtetuese pritet që nesër të shpallë vendimin lidhur me dekretin e presidentit, Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit