Një grua e moshuar tradicionale kosovare shihet në një video teksa ushtron me vrull fitnes në kushte shtëpie, pasi video është postuar në rrjetet sociale nga djali i saj.
Në llogarinë në Facebook, me emrin Bajrush Ahmeti, është postuar një video, ku burri dëgjohet duke thënë se gruaja e cila po ushtron në fitnes, është nëna e tij.
Ai e nis videon sikur po e bën spontanisht, duke e thirrur nënën e tij se ku është, dhe në fund kur e sheh atë duke ushtruar, e përgëzon duke i thënë ‘bravo nënë’.
Kjo grua me të vërtetë meriton një bravo, pasi shihet se edhe pse në moshë, është akoma në gjendje jashtëzakonisht të mirë fizike.
Video e shpërndarë në Facebook, ka marrë shumë pëlqime e shpërndarje.