1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E thotë profesori i njohur: Këto parti politike do ta votojnë në Kuvend marrëveshjen Thaçi-Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Rekomandime

Me votat e LDK-së, të PDK-së, mundet edhe të ndonjë vote tjetër nga subjektet tjera, së bashku me votat minoritare dhe të dy votave të AKR-së, të ratifikohet marrëveshja. Në këtë anë po punon Isa Mustafa dhe vetë udhëheqja e LDK-se. Ne emër të një miqësie gjoja me SHBA-në, po del LDK ne pozitat shkatërrimtare për shtetin e Kosovës. Këtej ka punuar shumë edhe udhëheqja e PDK-së. E pakuptimtë këtu është lidhja në këtë situatë e AAK-së dhe e NISMES me Qeverinë Thaçi-Mustafa. Por, pavarësisht kësaj, nuk mendoj se këto dy subjekte do të votojnë për. Ndokush nga deputetët mundë të votoj dhe kjo e ratifikon marrëveshjen”, thotë Muhamet Kelmendi.

Muhamet Kelmendi

Gjykata Kushtetuese pritet që ta bëjë publik interpretimin e saj lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçit, për formimin e Qeverisë së re nga LDK, deri më 29 maj, mirëpo njohësit e fushës së të drejtës druajnë se ai vendim do të jetë i ndikuar dhe Gjykata do ta shkelë edhe kushtetutë, për ti dhënë të drejtë Thaçi dhe LDK-së që të formohet një Qeveri e re, pa u shpërbërë Kuvendi dhe pa zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Kështu thotë profesori i njohur i së drejtës Muhamet Kelmendi, duke u bazuar në Presionin e madh ndërkombëtar mbi partitë politike dhe krerët e institucioneve, për ta filluar shpejtë dhe përmbyll dialogun me Serbinë, me një marrëveshje mes palëve të obligueshme që do ta miratonin parlamentet e të dyja shteteve

Kelemdni është i sigurt se tani më edhe është dizajnuar formimi eventual i Qeverisë e re, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe kjo do të jetë Qeveri vetëm për një “konsum” afatshkurtër, vetëm për ta arritur qëllimin e finalizimit sa më të shpejtë të dialogut, ngjashëm sikur ajo që ndodhi me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pasi që shihet ashiqare se ka një angazhim të shtuar qoftë nga SHBA por edhe nga BE-ja për të filluar këtë proces. Madje, i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po bën përpjekje maksimale për rifillimin e dialogut, duke i kontaktuar edhe me telefonata një nga një në Prishtinë partitë politike që janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të ju njihet e drejta e formimit të qeverisë.

Kurdoherë Qeveritë e tilla e kanë jetën e shkurtër në skenën politike. Nuk mundet një Qeveri e tillë të kalon tërë afatin legjislativ sepse kundërthëniet dhe veprimet janë të tilla që e bëjnë atë jo të qëndrueshme.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, pavarësisht vendimit pozitiv që mundë të nxirret nga Gjykata Kushtetuese për Qeverinë Thaçi- Mustafa, jeta e kësaj Qeverie është jetëshkurtër, madje shumë e shkurtër.

Por, rreziku i kësaj Qeverie dhe të ligjeve të bëra është te votat në Kuvend, sepse së bashku si janë lidhur disa parti politike, votat i bëjnë për të ratifikuar ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, që sikundër dihet, për atë janë pajtuar Thaçi dhe Vuçiq. Me votat e LDK-së, të PDK-së, mundet edhe të ndonjë vote tjetër nga subjektet tjera, së bashku me votat minoritare dhe të dy votave të AKR-së, të ratifikohet marrëveshja.

- Advertisement -

Në këtë anë po punon Isa Mustafa dhe vetë udhëheqja e LDK-se. Në emër të një miqësie gjoja me SHBA-në, po del LDK ne pozitat shkatërrimtare për shtetin e Kosovës.

Këtej ka punuar shumë edhe udhëheqja e PDK-së. E pakuptimtë këtu është lidhja në këtë situatë e AAK-së dhe e NISMES me Qeverinë Thaçi-Mustafa.

Por, pavarësisht kësaj, nuk mendoj se këto dy subjekte do të votojnë për.

Ndokush nga deputetët mundë të votoj dhe kjo e ratifikon marrëveshjen”, thotë Muhamet Kelmendi.

Se kjo veç ka përfunduar, si marrëveshje e pajtuar edhe në skenën ndërkombëtare, sipas Kelmendit, janë tregues deklaratat e përfaqësueseve të UE-së për dialog.

Kontaktet dhe deklaratat se bisedimet do të fillojnë si nga Borel, ashtu edhe nga Lajcak, tregon se intensifikimi dhe përgatitja veç është kryer.

Pritet formimi i Qeverisë së Mustafes e Thaçit dhe dialogu të ecë përpara dhe të përfundon.

Terreni veç është përgatitur, megjithëse ka ende kundërshtime si nga Gjermania,

Anglia që janë kundër.

Sa do të ndalin këto copëtimin e Kosovës do të shihet.

Mirëpo, korona virusi e ka bërë të veten.

Covidi 19 e ka dëmtuar ekonominë e shteteve dhe kjo ndikon që edhe këto dy shtete të mos e kenë fuqinë e nevojshme në skenën ndërkombëtare.

Shumë raporte të vjetra janë dëmtuar.

Nuk ka më ndikimin e duhur Gjermania në Francë, në Spanjë dhe në Itali.

Me koronën dhe izolimin nacional të shteteve është hequr ndikimi, e prandaj kanë pak fuqi.

Rreziku kështu është rritur dhe për copëtimin e Kosovës veç është në duke u punuar.

Priten veprime të shpejta.

E kjo e detyron popullin në vigjilencë.

Të shpresojmë se do të ndalet me e keqja në Republikën e Kosovës”, thotë profesori Muhamet Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit