Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka njoftuar se anëtari i kryesisë së LDK-së në Prizren, Arsim Berisha i është bashkuar listës së Vjosa Osmanit.
Avdyli tha se Berisha guxon të punoj për ndryshimin bashkë me Vjosën.
“Anëtari i kryesisë së degës së LDK për dy mandate, dhe kryetar i njërës nga nëndegët më të mëdha në Prizren, Dr Arsim Berisha, kryeshefi i QKMF-së në Prizren -GUXON të punoi për ndryshim bashkë #meVjosën”, shkroi Avdyli në facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Anëtari i kryesisë së degës së LDK për dy mandate, dhe kryetar i njërës nga nëndegët më të mëdha në Prizren, Dr Arsim Berisha, kryeshefi i QKMF-së në Prizren -GUXON të punoi për ndryshim bashkë #meVjosën.
