1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe një mjek lë Kosovën: Shëndetësia po “sëmuret” për çdo ditë e më shumë

Rekomandime

Ikja e mjekëve drejt BE-së, e veçanërisht në Gjermani, është bërë një fenomen shqetësues për Kosovën, pasi që rreziku është që shumë shpejt Kosova të mbetet pa specialistë e staf mjekësor.

Kryesisht për paga më të mira, por edhe për shkak të kushteve të përgjithshme në vend si dhe lehtësisë për ta gjetur veten në Perëndim, sektori i mjekësisë është më i prekuri nga emigrimi.

- Advertisement -

Një tjetër mjek i Spitalit të Ferizajt, Flamur Llabjani ka shkruar sot në Facebook, duke paralajmëruar ikjen e tij nga Kosova për ta vazhduar karrierën prej mjeku në Gjermani.

Ai, ka thënë se largimi nga vendlindja nuk ishte asnjëherë në mendjen e tij, por kushtet e përgjithshme në sistemin shëndetësor e detyrojnë ta marr këtë vendim. Ai ka thënë se shëndetësiia në Kosovë po sëmuret dita ditës.

“Që nga sot do të vazhdoj karrierën time prej mjeku në Gjermani, Familjarë,miq, kolegë, të dashur pacientë Dua të ndajë me ju një të arritur timen, që nga sot do të vazhdoj punën time si mjek në një spital me renome në Gjermani. Andaj, dua të falenderoj secilin për përkrahjen e dhënë deri këtu… Largimi nga vendlindja asnjëherë nuk ishte në mendjen time, aq më pak për një mjek që bën 25 vite shkollim, ka misionin e tij fisnik dhe pranoi betimin e Hipokratit. Por, duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po “sëmuret” dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit