1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ekskluzive Arrihet marrëveshja me Listën Serbe: Zëvendëskryeministrin, 2 ministri dhe Drejtorin për Komunitete do t’i ketë partia e Rakiq

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur koalicion me Listën Serbe, për bashkëqeverisje.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiq me qeverinë e re do të ketë shumë më shumë pushtet. Pos dy ministrive, kjo parti do t’i ketë edhe dy pozita të larta qeveritare.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Gazetës Blic Lista Serbe dhe LDK janë pajtuar që kjo parti ta ketë një zëvendëskryeministër, 2 ministri si dhe drejtorin e Zyrës për Komunitete në kuadër të Kryeministrisë.

Ky është dakordimi ndërmjet partive, pritet vetëm të formalizohet kjo marrëveshje”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Siç merr vesh Gazeta Blic, kjo marrëveshje është arritur shpejt, për faktin se janë pikërisht votat e Listës Serbe, që mundësojnë arritjen e shumicës parlamentare, për formimin e qeverisë së re, të cilën pritet ta drejtoj Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Zyrtarisht askush nuk ka dashur të flas për këtë marrëveshje.

Në anën tjetër, sipas burimeve të Gazeta Blic AAK do t’i ketë katër ministry, derisa Nisma do t’i ketë dy ministri, ndonëse ende nuk janë ndarë resoret ministrore.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Gazeta Blic në takimet që dje kanë pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me të nominuarin e LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti i ka propozuar atij 4 emra për ministra.

Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stbulla dhe Blerim Kuçi, janë emrat që i janë propozuar Hotit për të qenë pjesë e kabinetit të tij”, i tha Gazetës Blic një burim i afërt me takimin e djeshëm Hoti- Haradinaj.

Megjithatë, pritet që sot përfundimisht të vendoset për emrat e ministrave dhe për dikasteret qeveritare.

Ndërkohë, Gazeta Blic nga burime brenda AAK-së ka marrë vesh se PSD-së nuk do t’i jepet asnjë dikaster ministror, por megjithatë nuk do të mbetet pa asgjë partia e Molliqajt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit