1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

EKSKLUZIVE: Prapaskenat e”zhdukjes” së hard diskut të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë- moment nga i cili edhe u rrëzua qeveria Kurti

Rekomandime

Ishte mbrëmja e 17 marsit, kur u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri i vendit Albin Kurti, e ku pjesëmarrës ishte edhe presidenti Thaçi dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, përfshirë ish- ministrin Agim Veliu- momenti që çoi edhe në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, vetëm pak javë pas zgjedhjes në Kuvend.

Gjithçka ndodhi vetëm pak orë pas përfundimit të kësaj mbledhjeje.

- Advertisement -

Ishte i pari Presidenti Hashim Thaçi ai i cili e mbajti një konferencë me media, ku kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Dhe vetëm pak çaste pas tij, edhe nënkryetari i LDK-së, atëherë ministër i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e jep një deklaratë, e cila përfundimisht çon në prishjen e koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe LDK-së së Isa Mustafës.

“Unë personalisht mendoj se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar me Koronavirus”.

- Advertisement -

Ishte kjo deklaratë e Agim Veliut e dhënë më 17 mars vonë në mbrëmja, që e “detyroj” Kryeministrin Albin Kurti, të nesërmën ta shkarkoi atë nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Kurti në arsyetimin ndër të tjera kishte theksuar se Veliu me deklaratën e tij kishte shkaktuar panik.

- Advertisement -

Për më tepër, shefi i Qeverisë e kishte akuzuar Veliun edhe për “puç” bashkë me presidentin Thaçi. “Përse Agim Veliu nuk e kërkoi gjendjen e jashtëzakonshme në mbledhje të Këshillit të Sigurisë, por jashtë saj”, kishte akuzuar Kurti.

Por, se çka u bisedua në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, tashmë nuk ka as inçizim e as transkript.

Kjo për faktin se në mbledhjen e datës 17 mars kishte dështuar inçizimi në diktafon dhe me teknikën që është e instaluar në këtë objektin ku i mban mbledhjet Këshilli i Sigurisë.

Gazeta Blic ka parë komplet dosjen e këtij rasti,

Aty thuhet fije për pe se si ka ardhur deri te dështimi i procesverbalit të kësaj mbledhjeje dhe dështimit të audio inçizimit.

Në komunikmet e brendshme që ka pasur ushtrues i detyrës së Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Bekim Podrimçaku, Kastrot Dermaku, udhëheqës i sektorit të IT-së dhe Shaqir Shaqiri drejtor i Qendrës së Situatave, shihet se si erdhi deri tek dështimi i inçizimit të kësaj mbledhjeje.

Në këto komunikime thuhet se para fillimti të mbledhjes të KSK ( 17 mars) shefi i IT Kastritot Dermaku ka kontrolluar të gjitha pajiset përfshirë hardiqset dhe diktafonin për të regjsitruar zërin, por që ai pas pak minutash është detyruar të largohet nga ndërtesa e qeverisë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shkak të një kontakti që ka pasur me disa persona të konfirmuar me covid – 19.

Para kësaj date Dermaku përmes telefonit e kishte njoftuar sekretarin e KSK se nuk mund të dalë në punë deri me datë 27 mars për shkak të vetiozlimit.

Si ndodhi dështimi i regjistrimit të zërit dhe process verbalit

Shaqir Shaqiri (drejtor i Qednrës së Situatave) i autorizuar për regjistrimin e zërit dhe procesverbalit pas dështimit të këtij procesi, bazuar në letër këmbimet zyrtare e ka pranuar se ka dështuar në regjistrimin e zërit ( i ka dështuar aparati për incizim – diktafoni), por që për pjesën tjetër të paijseve sipas tij, ai i ka lëshuar për incizim.

Sipas tij, edhe pas aktivizimit, paisjet nuk janë aktivizuar.

Këtu edhe mbyllet filimisht historia e dështimit të procesverbalit të asaj mbledhje.

Por kjo çështje sërish rikthehet në vëmendjen e atyre që kanë qenë përgjegjës për regjistrimin e gjithçkaje të asaj mbledhje kur më 25 mars të këtij viti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kjo çështje sërish vihet në agjendë.

Aty dikush përmend se si u “zhdukën” provat dhe dëshmitë gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Siç merr vesh Gazeta Blic, në “siklet” se kjo çështje u riaktulizua, U.D. i sekretarit të KSK, Bekim Podrimçaku kërkon që të insepktohen të gjitha ato pajisje, në kërkim të fajtorit për dështimin e tyre.

Një inspektim i lehtë i paisjeve por pa sukses për të gjetur fajtorin, rekomandohet që rasti të lajmërohet në Policinë e Kosovës, gjegjësisht te sektori për krime kibernetike për të arritur deri në një përfundim, nëse paisjet ishin prishur apo këtu kishte dorë faktori njeri.

Ky rekomdim që i është bërë sekretarit të KSK, nuk e kishte përfillur ky i fundit, kësisoj duke mos e lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.

Por, sipas burimeve të Gazeta Blic kjo nuk është shkelja e parë që dyshohet që e ka bërë U.D. i sekretarit të KSK-së Podrimçaku.

Sipas ligjit ai është i obliguar që pas 24 orëve të mbajtes së mbledhjes, ta njoftoj kryeministrin e Kosovës për procesverbalin dhe se ai dokument duhet të nënshkruhet nga vet Kryeministri i vendit.

Përveç kësaj, Bekim Podrimçaku sipas dokumenteve që ka parë Gazeta Blic ai madje as nuk e njofton kryeminsitrin Albin Kurti për dështimin e audios dhe komplet procesverbalin

Sipas burimeve të Gazeta Blic, ai dyshohet që nuk ka marrë masa ndaj personave që ishin përgjegjës për inçizimin e zërit dhe mbajten e procesverbalit.

Kur sekretarit të KSK po i “ngushtohej” puna, pas 12 ditësh nga ky dështim i vë gjërat në lëvizje.

Bazuar në dokumentat që ka parë gazeta Blic, Podrimçaku kërkon procedurë hetimore (disiplinore) ndaj Kastriot Dermakut shefit të IT-së, dhe Shaqir Shaqirit, drejtor i Qendrës së Situatave.

Për ta “shpërlarë” veten nga ky skandal, sekretari i KSK-së e largon nga puna shefin e IT-së, Dermakun ani pse i njëjti kishte ofruar dorëheqjen disa ditë më herët (para 17 marsit)

Si refuzoi Komisioni disiplionor të merret me rastin “Dermaku e Shaqiri”, duke rekomanduar që rasti proces verbali të dërgohet në polici dhe prokurori

Komisioni disiplinor i ka kthyer një përgjigje sekretarit të KSK duke i kërkuar atij që ky rast të dërgohet në Policinë e Kosovës dhe prokurorinë e shtetit pasi që sipas tyre bien ndesh me ligjin, gjegjësisht paragrafi 3 i Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës.

Gazeta Blic e ka parë edhe procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Disiplinor, i kryesuar nga Tafil Meha, Ibadete Imeri (anëtar) dhe Misim Nesushta (anëtar).

“Refuzohet kërkesa për fillimin e procedurës disiplinore e datës 30.03.2020 3 parashtruar nga u.d. i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ndaj nënpunësit civil Kastriot Dermaku, udhëheqës i Sektorit të TI-së dhe Shaqir Shaqiri, drejtor i Qendrës së Situatave”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor. Ky refuzim ndodh për faktin se është paraqitur jashtë afateve ligjore, sepse ligji parasheh që kjo procedurë të iniciohet vetëm dy ditë pasi ka dyshime për shkelje.

13 ditë më vonë (1 prill 2020) u.d. i Sekretarit vendos që rastin ta paraqes në Policinë e Kosovës, saktësisht në krimet kibernetike, por që pa asnjë arsye ende nuk dihet se pse nuk ka rast të hapur.

15 ditë më vonë ( 15 prill) sekretari i KSK merr një shkresë zyrtare – Komisioni Disiplinor refuzon kërksën për hetim ndaj këtyre dy zyrtarëve me arsyetimin se kanë kalaur afatet ligjore dhe sklejev procedural.

Gazeta Blic ka parë edhe dokumente të tjera në liodhje me këtë rast por për shkak të ndjeshmërisë (dokumente të klasifikuara nuk i ka pbulikuar e as cituar).

A u fikën qëllimisht mikrofonët në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë? – Deklarohen nga Policia e Kosovës?!

Për këtë rast Gazeta Blic ka folur edhe me Policinë e Kosovës.

Të njëjtët në përgjigjen e tyre, kthyer redaksisë kanë deklaruar se nuk janë duke e trajtuar rastin në fjalë pasi ka mbetur të trajtohet në kuadër të Këshillit të Sigurisë dhe nëse eventualisht ka elemente të veprës penale, atëherë të raportohet rasti në Polici

“Referuar pyetjes në fjalë, Policia e Kosovës nuk është duke e trajtuar rastin në të cilin jeni thirrur. Ky rast ka mbetur të trajtohet në kuadër të Këshillit të Sigurisë dhe nëse eventualisht ka elemente të veprës penale, atëherë të raportohet rasti në Polici.” thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë .

Në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij adresuar deputetëve në Kuvend, tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka patur tentative për puç dhe rrëzimit e tij nga pushteti dhe theksoi se kjo do të vërtetohet shumë shpejt nga transkriptet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Por këto transkripte nuk janë askund?

Kështu të paktën pretendonte në shkrimin e tij në Facebook zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi.

“Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, tha më pas Abazi në një shkrim të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit