2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Eksperti i komunikacionit: Gratë janë më të kujdesshme në trafik se burrat

Rekomandime

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, cilëson se, në trafik, gratë janë më të kujdesshme se burrat.

Ai ka thënë se shoferet gra bëjnë më pak aksidente.

- Advertisement -

“Problemi nuk është që ne nuk po dimë me ngas automobilin. Tek gjinia e kundërt, tek femrat, kur dalin me automjet më së paku kemi numër të aksidenteve sepse kujdesen më shumë, mirëpo problemi është që dëshira e madhe për me ngas automjetin ne i themi edhe shofer i dobët”, tha ai në T7.

Ahmeti e pranoi se ka keqpërdorime edhe tek procesi i marrjes së patentë shoferëve.

“Nuk e mohoj që edhe patentë shoferët keqpërdoren gjatë marrjes. Tek patentë shoferi ne duhet me e aftësu ngasësin. Jo me e bë inxhinier të komunikacionit por atij me ia mësu gjërat elementare që nesër i shërbejnë”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit