12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Eksperti rus: Harta e Ballkanit do të ndryshojë, kështu do të veprojë Rusia

Rekomandime

Leonid Reshetnikov, Drejtori i Insitutit për Kërkime Strategjike në Rusi, ka folur për çështje të ndryshme që lidhen me të ardhmen e Ballkanit.

- Advertisement -

“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë do të shtohet gjithnjë ndërsa ne, bashkë me ju duhet të presim ndonjë befasi. Perëndimi nuk do të qetësohet për aq kohë sa Serbia nuk tregon së paku elementin më të vogël të pavarësisë. Nëse bëhen si Rumania, Bullgaria apo Shqipëria, do të ulet presioni. Sërbia do të ndahet, të cilët dëshirë kanë për qëllim ta realizojnë edhe në Rusi, por vetëm se ne jemi shumë më të mëdhenj, dhe e kanë problem ta arrijnë”, ka thënë ai.

“Ne mbrojmë interesat e popullit serb për aq sa ata vetë e mbrojnë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, nuk do ta bëjmë as ne. E dimë që Perëndimi nuk është objektiv ndaj Serbisë, nuk është as ndaj Rusisë. Qëllimi i tyre është i caktuar, ta nënçmojnë Serbinë dhe ta obligojnë të jetojë me ligjet e Perëndimit”, është shprehur Reshetnjikov.

I pyetur nëse ka mundësi të marrë kartonin e BE-së duke negociuar me Kosovën në Bruksel, njëkohësisht pa humbur të drejtat mbi Kosovën ai është përgjigjur se një gjë e tillë është e pamundshme.

- Advertisement -

“Kjo është e pamundshme. Perëndimi ka sjellë një vendim të prerë, ka krijuar një pseudo-shtet dhe nuk ka arsye për ta ndryshuar këtë qëndrim, ndërsa e gjithë kjo është bërë për ta dobësuar Serbinë. Duke rrezikuar pranimin e kësaj, Serbia do të merrte trenin që të çon në humnerë. Aspak nuk po e kuptoj ngarkesën që me çdo çmim të shkohet në BE, tash kur është në krizën e thellë. Nuk është kriza greke vetëm e Greqisë, ajo është krizë e madhe për BE-në. Nuk kuptoj çka po kërkojnë maqedonët dhe serbët duke hyrë në BE? Që i njëjti termet nesër të ndodhë edhe te ju”, ka ahtuar ai

A do ta zhbllokojnë aleatët e Kosovës hyrjen në OKB?

- Advertisement -

Do të përpiqen që ta bëjnë në çdo mënyrë. Do të tentojnë ta “ndajnë” pozicionin e Serbisë. Të pranohet ajo në këmbim të hyrjes në BE. Derisa, e gjitha varet nga Serbia. Nëse ajo pranon atëherë as Rusia nuk mund ta kundërshtojë.

Ndërkaq, i pyetur nëse Rusia do ta përdorte veton për hyrjen e Kosovës në OKB nëse Serbia nuk kërkon një gjë të tillë, ai ka thënë se Rusia nuk do ta bënte një gjë të tillë: “Nuk do ta bënte. E gjitha varet nga Serbia”.

Kufijtë e Ballkanit nuk janë përfundimtar

“Edhe nëse të gjithë do të donim stabilitet, këto kufij janë të përkohshëm sepse janë artificiale të imponuara nga jashtë, në dëm të popullit serb. Ai është i ndarë, ashtu si edhe ai rus. Jashtë Rusisë jetojnë 25 milionë Rus dhe për këtë arsye edhe po zhvillohet konflikti në Rusi, sepse edhe atje janë kufij artificial. Të tilla mund të qëndrojnë për një kohë, sepse nuk mund të ndahet një popull në mënyrë artificiale. Populli gjerman ka qenë i ndarë, dhe çfarëdo që kemi menduar për të, ata ia kanë dalë të bashkohen. Ashtu edhe populli serb, si një njeri që ia lidh duart dhe ai përpiqet që të ikë. Ky nuk është një proces që përfundon për një ose dhjet vjet, por është e pashmangshme që do të përfundojë”.

Në mënyrë diplomatike?

“Ajo është më e dëshirueshmja, por si do të jetë në të vërtetë, askush s’mund ta thotë . Kush do ta parashikonte para tre vitesh se do të ndodhin kësi gjëra në Donbas? Lufta për bashkimin e nacionalitetit dhe pavarësi zakonisht nuk është e qetë. Por, ndodh edhe në mënyrë të qetë, si në rastin e Gjermanisë”.

Fati i “Republika Srpska”-s

Duhet të paraqesim forcat patriotike të Rusisë duke bërë gjithçka për të mbrojtur të drejtat dhe mundësitë e kësaj republikë. Por, para se gjithash, e gjitha varet nga serbët. Nëse ata do ta mbrojnë fuqishëm pozicionin e vet, as Amerika as Gjermania nuk do të mund ta thyejnë atë.

Ata po mendojnë që me presion do ti trembin kundërshtarët, ndërsa kur hasin nqë rezistencë të plotë, tërhiqen. Duhet të kujtohet car Llazari dhe nuk duhet frikësuar. Zoti nga ne nuk kërkon fitore, vetëm trimëri. Ai vendos kush do të fitojë. Car Llazari ka festuar një akt heroik. Jo atë që që ka fituar ose humbur në beteja, por Zoti ka kërkuar nga ai që të flijohet për popullin e tij”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit