0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Eksperti rus: Kthimi i Kosovës në Serbi është joreal, as ndarje s’ka

Rekomandime

Eksperti rus, Stanislav Bishok, i cili ka qenë mbeshtetës i idesë për ndarjen e Kosovës, ka ndërruar mendje. Ai ka thënë se ndërkohë e ka kuptuar se ndarja nuk është zgjidhje.

- Advertisement -

“Deri vonë kam menduar se ndarja e Kosovës është zgjidhja me e mirë, por ndërkohë e kam kuptuar se ky opsion nuk do të ishte i pranueshëm për asnjërën palë”.

Bishok, ekspert i Fondit për Diplomaci Popullore në Moskë, e ka quajtur joreale ambician e Beogradit për ta kthyer Kosovën brenda kufijve të Serbisë.

“Gjithëkush që dëshiron ta shohë realitetin e kupton se në vetëdijen serbe Kosova është pjesë e Serbisë në këndvështrimin kulturor e etnik, por në këtë moment është joreale të pritet kthimi i saj në kufijtë dhe nën sovranitetin e shtetit serb”, është shprehur ai.

- Advertisement -

“Madje, edhe në qoftë se kjo do të mund të ndodhte, vështirë se do të funksiononte, sepse shqiptarët do të jenë shumicë në Kuvendin e Kosovës”, ka theksuar Bishok.

Ai ka shprehur bindjen se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të gjendet së shpejti.

- Advertisement -

“Duke i pasur parasyh të gjitha këto, nuk shoh zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës, mu ashtu siç nuk shoh zgjidhje të afërt të konfliktit izrealito-palestinez”, është shprehur eksperti rus.

Prandaj, ai  i ka këshilluar serbët që “të jenë këmbëngulës” dhe “të kenë durim”.

Stanislav Bishok ka thënë se është skeptik se mund të realizohet ideja për krijimin e “bllokut ortodoks”.

“Të them të drejtën, kam shumë dyshime për mundësinë e formësimit të bllokut ortodoks. Kur e shohim se çfarë raportesh kanë Serbia dhe Bullgaria ose Rusia dhe Rumania, kjo më duket një ide mjaft joreale”, është shprehur ai. (r.m.)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit