0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Elvis Hoxha i VV-së sulmon Adriatik Kelmendin: Cinik, dinak dhe i cekët

Rekomandime

Elvis Hoxha, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje i ka reaguar gazetarit Adriatik Kelmendit, pas intervistës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.Hoxha ka shkruar në Facebook se Kelmendi e ka marrë përgjigjen nga Kurti kur ai e ka pyetur se sa ka ndryshuar, mirëpo, që shton se vetë gazetari nuk ka ndryshuar aspak.Hoxha thotë se pyetjet e djeshme të gazetarit në Rubikon kanë qenë të cekta.

- Advertisement -

“Pyetjet e djeshme të gazetarit të Rubikonit përmbanin të njëjtën cektësi cinike si dhe më parë. Me cektësinë dinake ai nuk kuptonte që kryeministri po i jepte dinjitetin e vendit duke i dhënë të drejtë tri herë gjatë bisedës. Nga ana e vet gazetari drejtonte të njëjtën pyetje pesë apo gjashtë herë.Është e frytshme që gazetari ta mendojë veten të mençur e jo dinak. Nuk është më koha e dinakëve dhe cinizmit, por e mençurisë dhe respektit”, thotë ai.Anëtari i LV-së thotë se duhet të ndryshojnë siç ka thënë ai klanet gazetareske dhe editorial në vend.

“Ne jemi mësuar të mendojmë se shoqëria ndryshon vetëm me ndryshimin e qeverive, por asnjëherë nuk mendojmë se dhe klanet gazetareskë dhe editorial mund dhe duhet ta pësojnë të njëjtin fat, pra të kuptojnë se kohët kanë ndryshuar dhe mendësia po ashtu”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit