5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Erdogan: Kjo është marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë që do ta mbështesë Turqia

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia është e gatshme të japë gjithçka nga vetja për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe theksoi se marrëveshja, që do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të ishte e pranueshme edhe për Turqinë.

- Advertisement -

Erdogan gjatë një interviste me të përditshmen serbe “Politika” ka thënë se arritja e marrëveshjes për çështjen e Kosovës, që i ndan të kënaqura të dyja palët, ka rëndësi të madhe për të siguruar stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Andaj, Turqia e mbështetë vazhdimin e procesit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me synim arritjen e marrëveshjes së plotë, transmeton lajmi.net. Ai ka thënë se raportet mes Turqisë dhe Serbisë janë të bazuara në mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.

“Dëshirojmë t’i forcojmë raportet tona dhe bashkëpunimin me rajonin në të gjitha këndet. Serbia ka shtrirje qendrore dhe strategjike në Ballkan. Me Serbinë kemi lidhje të thella historike dhe kulturore andaj e shohim si shtet fqinj, edhe pse nuk kemi kufij të përbashkët”, tha Erdogan.

- Advertisement -

“Të jemi dëshmitar të gjitha projekteve që kemi realizuar së bashku me mikun tim të dashur Vuçiqin më bën të ndihem krenar dhe tregon se jemi në rrugën e duhur. Nuk kam aspak dyshime se me këtë dëshirë politike nga të dyja palët, do ta përmirësojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë”, theksoi ai.

Erdogan ka theksuar se shteti i tij i kushton rëndësi sigurimit të stabilitetit në Serbi dhe mbështet përpjekjet e Serbisë rreth zgjerimit ekonomik dhe procesit të anëtarësimit në BE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit