0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Escobar paralajmëron pasoja nëse Sali Berisha bëhët kryetar i PD’së

Rekomandime

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të qartë se çdo vendim mbi shpalljen “non grata: për funksionarë të lartë të shteteve të ndryshme, nuk është një vendim politik, por një përpjekje e përbashkët institucionale.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se nëse ish-kryeministri Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike, kjo e fundit do të ketë pasoja.

- Advertisement -

Escobar tha se Sali Berisha është një person i shpallur non grata nga SHBA-të dhe si i tillë funksionarët amerikanë nuk do të takohen me të.

Hetimet për Berishën, siç ka shpjeguar ai, janë një përpjekje e gjatë institucionale dhe sipas tij kjo përpjekje ka qenë e shtrirë edhe gjatë administratës së Donald Trump.

Mbi lidhjet e mundshme të George Soros me vendimin ndaj Berishës, të cilët ky i fundit akuzon dhe i pretendon, Escobar i cilësoi “të rrezikshme”.

- Advertisement -

“Nuk kanë asnjë bazë. Janë përpjekje institucionale për të ndalur korrupsionin. Ishte një përpjekje kolektive jo individuale”, theksoi ai, shkruan TopChannel.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, bëri me dije se sanksione të tjera do të ketë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke deklaruar ndër të tjera se SHBA-të do të jenë të gatshëm të vendosin në dispozicion të sistemit të drejtësisë dosjet që kanë mbi persona të ndryshëm.

- Advertisement -

Kështu, shteti i së drejtës, mund të vendoset sa më parë në Shqipëri. Ai tha se shteti i së drejtës është themeli që i nevojitet demokracisë shqiptare. Escobar theksoi se SHBA-të do të ushtrojnë presion publik me sanksione, por që fjala e fundit do t’i takojë gjyqësorit në Shqipëri, që të tregojë veten.

Integrimi në Bashkimin Evropian ka qenë po ashtu një pikë ku ai është ndalur. Funksionari i lartë amerikan i ka mëshuar faktit se drejtimi i vetëm për Tiranën, është unioni. Megjithatë, parë edhe nga skepticizmi, këta të fundit duhet të nxitojnë në pranimin e shteteve ballkanike në bashkësi.

Teksa, mbi bashkëpunimin me Washingtonin, ai pretendon se do të vijojnë në disa zëra. Më kryesorët ndër to, bashkëpunimet me karakter ushtarak, ekonomik, arsimor apo kulturor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit