23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Eskalojnë analistët: Ti je turkofil, adresat tua janë në Rusi

Rekomandime

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes dy analistëve televizivë, Bekim Kabashit dhe Xhevdet Pozharit.

Shkas për këtë është bërë tema e Iuftës.

- Advertisement -

Pozhari, gjatë debatit, i ka sugjeruar Kabashit që të mos frikësohet nga Iufta, gjë e cila e ka nervozuar Kabashin.

Pozhari i ka thënë Kabashit se “Iuftën nuk e kemi përcjell nga televizori.”

“Ti s’ke nevojë me hy andej, ec grahi”, i ka thënë Kabashi Pozharit.

- Advertisement -

“Ti s’ke nevojë me m’tregu mua…”, ia ka kthyer Pozhari, i cili është ndërprerë më pas nga Kabashi.

“Jo, unë po të tregoj se po flas për familje tem dhe për vete”, i ka thënë Kabashi Pozharit.

- Advertisement -

Kabashi i ka thënë Pozharit se nuk është mirë të prekë në plagë të njerëzve, pa i njohur mirë.

“Me u pasë friku prej Iuftës, ishim ikë në kohën kur ka ndodhur Iufta. Por s’kemi ikë, kemi qenë pjesë e Iuftës”, i është drejtuar Kabashi Pozharit.

Më pas, Kabashi i nervozuar, ka vazhduar, duke i thënë Pozharit se Iuftën prej televizorit “e ke këqyrë ti”.

“Ku i ke adresat që s’janë adresa tua hiç, nuk janë as adresa kombëtare fare. Hiç. Janë adresa të Rusisë. Turkofil je. Ti je turkofil”, i ka thënë Kabazhi Pozharit me një ton të ngritur të zërit.

“Po çka je t’u folë more?”, ka pyetur Pozhari.

Përplasja është ndërprerë nga autori i emisionit Context në ATV, duke i dhënë kahje tjetër debatit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit